Asambleja e NATO-s nisi dje punimet e saj në Tiranë, e cila do të vijojë axhendën e saj për tre ditë radhazi për të diskutuar rreth çështjeve më të mprehta globale. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaron se zhvillimi i Asamblesë së NATO-s në Shqipëri është një ngjarje e madhe për të gjithë, ndërsa tregon përmes një postimi në Facebook, se si tri vite më parë pala shqiptare kishte lobuar që kjo ngjarje të ndodhte në Shqipëri në maj të 2016. “Jam e lumtur, që së bashku me Leonard Demin dhe kolegë të tjerë arritëm 3 vite më parë, pas një pune të madhe dhe një lobingu të fuqishëm, që të bëjmë të mundur vendimin, që kjo Asamble të mblidhej në Tiranë – Maj 2016”, shprehet Topalli. E organizuar për herë të parë nga Parlamenti i Shqipërisë, ajo do të ketë në fokus një sërë prioritetesh që lidhen me sigurinë në zonën euroatlantike. Si pjesë e axhendës, ligjvënësit do të përshëndesin ftesën drejtuar Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 29-të i NATO-s. Gjithashtu, ligjvënësit do të rishikojnë arritjet e Misionit Mbështetës të NATO-s në Afganistan, për të cilin ministrat e Jashtëm vendosën ta zgjasin atë edhe gjatë vitit 2016. Gjatë tri ditëve, Asambleja do të mbledhë në Tiranë më shumë se 250 delegatë ku do të miratohet dhe deklarata e titulluar “Një axhendë e përbashkët dhe Rezolutë për NATO-n në Samitin e Varshavës”.
Kryesore
Continue to the categoryLufta kundër korrupsionit, Dumani: Secili institucion të përmbushë detyrimet e veta,...
Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar nga Shoqëria Civile, për luftën kundër korrupsionit.
Dumani theksoi në...