Skenari rus i Ramës kundër Kosovës dhe në shërbim të Beogradit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bëhej kurrë pjesë e një loje që bëhet nga Beogradi sa i takon çështjes që lidhet me propozimin e maxhorancës, e cila ka kërkuar hetim parlamentar për raportin e Dick Marty.
Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ Basha tha se ai nuk mund të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi.

“Kjo është një tjetër çështje e mbyllur. Kujt i Intereson? Ky është shërbim i pastër që i bëhet Beogradit. Kurrë, kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimit të Beogradit. T’i po kërkon që unë të përligj diçka që kërkohet nga Beogradi. Ballës dhe Ramës duhet t’i thuash që të ndalë këtë lojë të Beogradit. Akuzat janë hedhur poshtë. Kujt po i shërben ti? Me përpjekje për të ringjallur akuza?!”, tha Basha.

Basha tha se i vetmi që përmend ‘Shtëpinë e Verdhë’ është Rama. “I vetmi që përmend ‘Shtëpinë e Verdhë’ sot është kryeministri i Shqipërisë dhe ministria e Jashtme ruse. Këto akuza ranë. Spati asnjë dëshmi. Minimumi që duhet të kishte bërë kryeministri i vendit, ishte që të plotësonte disa kushte. Tradhtia ndaj Kosovës e Edi Ramës qëndron në pazarin me Vuçiç për ndarjen e Kosovës.

I drejtohem Ramës; Meqe Je për disa javë kryetar i OSBE. Pse nuk kërkove një mision fakt mbledhës për shqiptarët e Medvegjes, apo dhe për të zhdukurit në Kosovë. Rezoluta kërkonte që të dilte e vërteta e Dikc Marty. Raporti ishte fals. Edhe avokati i Thaçit tha; ku i keni akuzat. Ska asnjë fakt, asnjë provë.”, pohoi ai.

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka sqaruar përfundimisht rolin e tij gjatë luftës së Kosovës si hetues dhe anëtar i UNMIK e Tribunalit të Hagës.

Basha garanton se nuk ka qenë kurrë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK dhe luftëtarëve të saj. Madje ai thekson se detyra si hetues që ka pasur ka qenë në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit, por jo shqiptarët.

Tre detyra ka pasur sipas tij, Lulzim Basha, për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR ,dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetut nag autoritetet e OKB tek ato të Kosovës siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.

”E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë.
Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.

Nuk kam bashkëpunuar prokurorin amerikan që po thoni, se s’ka qenë as prokurori, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte në Wikipedia që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Verdhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë.
Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.

Artikulli paraprakBasha: Rehabilitimi dhe shfajësimi i Serbisë është vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës!
Artikulli tjetërKomisoni “hetimor” i Ramës? Basha: Nuk do të përligj diçka që e kërkon Beogradi!