“The Indipendent”
“Shfrytëzoni ditën!”, i tha Kryeministrja britanike ndjekësve të saj pak ditë më parë, gjatë atij që duhet të ishte një fjalim historik. Nga ana e saj Theresa May nuk shfrytëzoi vetëm ditën dhe momentin, por dha edhe paralajmërimin se do të shfrytëzojë edhe terrenin politik aktualisht të mbizotëruar nga opozita e saj kryesore: Laburistët dhe Ukipi.
Kjo është ajo që Theresa Mey e përkufizon si “terreni i ri qendror”, i cili, me fjalë të trasha, nuk është gjë tjetër veçse qendra tradicionale politike së bashku me euroskepticizmin. Pikërisht mbi këtë terren shtrihet edhe atdheu politik i saj.
Që nga ditët e Tony Blair-it nuk kishin parë një sulm kaq të hapur dhe të egër në gjuhën, politikat dhe idetë e kundërshtarëve politikë. Disa prej tyre mund të ngatërroheshin edhe si fjalimet e tij. Kurrë më parë një lider konservator nuk ka folur me kaq shumë pasion për padrejtësitë raciale apo pabarazinë sociale.
Edhe armiqtë e saj më të mëdhenj – një pjesë e audiencës që ndodhej përballë saj përbëhej nga mbështetës të Cameronit – do të kishin pranuar se ajo kishte folur mirë. Megjithatë, fjalët që ajo tha në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të emigrantëve, si dhe mbi Europën në përgjithësi nuk linin asnjë dyshim se nga buronin në të vërtetë. Theresa May foli hapur, me një gjuhë që i shkon për shtat një politike të papranueshme dhe ekstreme. E patolerueshme!
Siç vërejti edhe vetë ajo, majde në mënyrë më të drejtpërdrejtë se kurrë më parë, May kërkon që partia e saj të ndryshojë drejtim, të bëhet partia “e njerëzve të zakonshëm të klasës punëtore”, partia e strategjisë industriale, e ndërhyrjes direkt në tregjet jofunksionale, armikja kryesore e biznesit lakmitar dhe e mashtruesve koorporativë të taksave.
Theresa May foli për shtetësinë si detyrë qytetare dhe bëri një krahasim tepër të çuditshëm me “Samaritanin e Mirë”, për vetëmohimin e vëllezërve Broëwnlee. Kur Margaret Thatcher përdori dikur simbolikën e “Samaritanit të Mirë”, ajo theksoi se ai nuk kishte vetëm qëllime të mira në zemër, por edhe para të mjaftueshme për t’i realizuar ato.
Pak e shumë është e njëjta gjë që tha edhe Theresa May pak ditë më parë duke dashur të përdorë qasjen e Thatcherit. Kryeministrja nuk hezitoi aspak të sulmonte “të djathtën liberale” me të njëjtën frymë që foli edhe për “të majtën socialiste” dhe lavdëroi të gjithë popullin. Ajo i tha faleminderit doktorëve dhe infermierëve.
Çfarëdo që të ndodhë më pas, duhet të mbrojmë me çdo kush sindikatat. U premtuan të drejta më të mira të punëtorëve, kompani më të madhe, por do të shohim.
Sado inkurajuese të duket kjo retorikë moderne – revolucionare në disa aspekte – pyetja e vërtetë është se sa prej ambicieve të saj do të arrijë të realizojë në të vërtetë, duke pasur parasysh se ekonomia është e destinuar t’i nënshtrohet një recesioni të vështirë të orkestruar në Downing Street. Shkollat Grammar, për shembull, nuk janë aq shumë popullore brenda partisë së saj, ndryshe nga sa shpreson Theresa May, madje sekretari i Arsimit, Nicky Morgan, po përpiqet të formojë një koalicion, një “ekip të çuditshëm” në lidhje me këtë reformë.
Çështja më problematike është natyrisht Europa. Askush nuk pret që një politikane, e cila përdor si moto shprehjen “Brexit do të thotë Brexit”, të vendosë në fund ta braktisë këtë ide, madje ajo ka caktuar “vijat e kuqe” të negociatave për çështjen e emigracionit dhe Gjykatën Europiane të Drejtësisë.
Megjithatë, siç kanë sugjeruar këshilltarët dhe ndihmësit e May, Brexit mund ta bëjë vendin më të varfër dhe t’i dobësojë akoma më shumë financat publike. Kjo natyrisht bie në kundërshtim të plotë me planet e Kryeministres për shpenzime infrastrukturore dhe ashtu si ka premtuar, për ulje të ardhshme të taksave për familjet punëtore.
Vendosshmëria e saj për të ndërprerë emigracionin mund të çojë vetëm drejt reduktimit të ndjeshëm të tregtisë së ofruar nga Bashkimi Europian. Kjo do të ishte e tmerrshme për rritjen ekonomike dhe nga çdo gjë tjetër që buron prej saj. Me pak fjalë, Theresa May nuk duhet të përsërisë gabimet e paraardhësit të saj dhe të frikësohet kaq shumë nga çështja e emigrantëve, nga nxitja e Ukipit dhe rezultatet e referendumit dhe të mos rrezikojë të sakrifikojë vende pune dhe prosperitetin e atyre “njerëzve të zakonshëm të klasës punëtore” që po përpiqet të mbështesë.
Edhe pse qesharak në shumë aspekte, fjalimi i Theresa May, njëlloj si ai i sekretares së dhomës, Amber Rudd, tregoi se ajo guxon të flirtojë nga afër me idenë se emigrantët janë duke shkaktuar rënie të pagave në përgjithësi dhe janë duke i marrë qytetarëve britanikë vendet e punës. Kjo është një lojë e rrezikshme, madje edhe më e rrezikshme se Brexit.