Nga Orjola PAMPURI
Prej thuajse 2 muajsh, Kryeministri, jo që nuk po i jep zgjidhje hallit të punonjësve të fasonerive, por e anashkalon problemin e tyre duke luajtur në mënyrë të shëmtuar me disa standarte.
Nga njëra anë me pronarët e këtyre fasonerive, ku disave ua mbyll fasoneritë, duke lënë pa pagesa punonjësit, e nga ana tjetër, lejon të funksionojnë të tjera, e në raste të tjera bën seleksionime duke i lejuar të funksionojnë me sektorë, dhe ky është absurditeti më i madh.
Te funksionojnë me sektorë, e të përdorin mjetet e transportit, e mw pas tualetet në ambjentet e punës ku ata kalojnë 10 orë në ditë. Tw luash me disa standarte, e të mos përmbushësh kërkesat e punonjesve për tu siguruar pagën, vetëm një kryeminister i pashpirt mund ta bëjë? Prej më shumë se një muaj ka lënë pa bukë në shtëpi mijera gra e vajza.
Testime jo, paga jo, ndërkohë që Kruja është shndërruar në vatrën e infeksionit, por edhe në vendin ku kontrollet, inspektimet, kundrejt fasonerive e pronareve të tyre janë të vazhdueshme. Fasoneritë duhet të mbylleshin sepse janë përhapës të rrezikshem të virusit, por me kushtin që punonjësit do të testohen që të mos përbëjnë rrezik për familjarët, duke vijuar dhe me gjurmimin nëse dalin pozitiv, si dhe duhet të merrnin pagën.
Sot, nuk është bërë asnjëra prej tyre. Dimë vetëm që në të gjithë vendin, disa janë mbyllur totalisht, disa me sektorë e disa të tjerë vijojnë punën. Jeta dhe shendeti i grave dhe vajzave, duhet të jetë prioritet, pagesa e tyre është detyrim i shtetit në raste të tilla. Por për sa kohë, para nuk ka, konçensionet, tenderat vijojnë pa e shkeputur aspak procesin e vjedhjes se xhepave të qytetareve, kështu do shkojë jeta, ekonomia dhe shendeti i qytetarëve të këtij vendi.