“Loja është e qartë, por një ditë maskat do të bien” Demokrati Goxhaj: Sa më shumë përpiqen ta eliminojë Bashën, aq më shumë tregojnë se e kanë frikë

Ervin Goxhaj, drejtuesi i Degës 4 në kryeqytet të PD-Demokratët Euroatlantikë, ka reaguar në lidhje me vendimin e Enkelejd Alibeaj për t’i diktuar Bashës kushte për koalicionin, duke kërcënuar me tërheqejen e tij nga rekursi për simbolet e PD, akt që u krye ditën e sotme nga jurisit Rezart Kthupi. Në një shënim në rrjetet e tij sociale, Goxhaj shprehet se ka një skenar të koordinuar për të eliminuar çdo zë që nuk është pjesë e pazarit politik, por sipas tij sa më shumë përpiqet Rama dhe të tjerët të godasin Lulzim Bashën, aq më shumë tregon se e kanë frikë.

Postimi i Goxhaj:

Po, duket qartë që ka një skenar të koordinuar për të eliminuar çdo zë që nuk është pjesë e pazarit të madh politik. Historia me vulën, mosregjistrimi dhe vendimet e çuditshme të gjykatave nuk janë rastësi — janë pjesë e një skeme të qartë për të mbajtur opozitën të dobët dhe të kontrolluar.

Edi Rama di shumë mirë që një opozitë reale do t’i rrezikonte pushtetin, prandaj i duhen këto lojëra prapaskene, i duhen gjykata që marrin vendime të diktuara dhe media që ushqejnë propagandën. Por një gjë është e qartë: sa më shumë përpiqet ta eliminojë Lulzim Bashën, aq më shumë tregon se e ka frikë. Sepse po të ishte vërtet “i mbaruar”, nuk do lodhej kaq shumë.

Dhe kjo frikë që Rama ka, duhet të jetë një mesazh për çdo demokrat të ndershëm: nëse ai mundohet kaq shumë për ta eliminuar Bashën, atëherë ndoshta ai është i vetmi që nuk e kontrollon dot. Dhe kjo është arsyeja pse sot kemi një opozitë të përçarë, të shantazhuar dhe të manipuluar.
Loja është e qartë, por një ditë maskat do të bien. Pyetja është: a do të ketë opozita guximin të ringrihet dhe t’i thotë “jo” kësaj marionete që Rama ka ndërtuar?

Artikulli paraprak“Frikacakët dhe të dobëtit dorëzohen përballë së keqes”/ Gazment Koduzi: Koha tregon kush i është nënshtruar dyshes Rama-Berisha
Artikulli tjetër“Na tradhëto dhe ti Lulzim Basha”, ironia e demokratit me debatin për rekursin: Paskemi pasur në rreth e rrotull hyzmetçinj