Nga Alban Daci
Janë përpjekur t’a fusin në lojë Bashën! Madje, dukej se e kërkonin me çdo kusht t’a fusnin në lojë me idenë për t’a vënë në lojë!
Basha dukej si ato futbollistët që po kalonte një moment jo të mirë, siç ndodh edhe në futboll dhe hynte në minutat e fundit në lojë duke mos shënuar gola!
Kundërshtarët e keqpërdoren këtë performancë jo të mirë të Bashës duke aluduar se ai ishte drejt mbylljes së karrierës së tij!
Në fakt, të paktën kundërshtarët nuk e kishin menduar se ai do të rikthehej në formën e tij më të mirë si një sulmues që do të shënonte në çdo ndeshje duke marrë, jo vetëm rolin e titullarit, por edhe në atë golashënuesit më të mirë!
Ajo që po kuptohet dita-ditës në pragun e fillimit zyrtarë të kohës së fushatës dhe asaj që pritet deri në zgjedhje dhe më shumë pas zgjedhjeve është fakti se Basha nuk është as “loja” e as personi që mund t’a vënë në lojë deri në bullizëm siç kanë shpresuar kundërshtarët, por ai është golashënuesi më i mirë i një “loje” shumë të madhe se Ai dhe e gjithë klasa politike shqiptare!
Shqipëria po përgatitet për ndryshime të mëdha politike si pasojë e realiteteve të reja ndërkombëtare!
Kush është loja? Amerikanët nuk diktojnë ndryshimet politike në vende të Botës përmes individëve që përfaqësojnë vetëm veten e tyre si profesion dhe asgjë më shumë!
Amerikanët diktojnë ndryshime në vendet që kanë interesa vetëm përmes DASH dhe derivateve të saj, CIA apo dhe formave të tjera që personifikojnë drejtpërdrejtë institucionet!
Amerikanët nuk diktojnë ndryshime të formave të tjera pa përdorur fillimisht rrugët e komunikimit zyrtarë duke paralajmëruar për pasoja!
Amerikanët nuk përkrahin njerëz që janë në Opozitë, që kanë histori të gjatë pushteti dhe nuk shprehin garanci për marrje pushteti!
Amerikanët nuk harrojnë asnjë lider, të asnjë vendi të Botës që në cilësinë e një politikani, ka sulmuar drejtëpërdrejtë institucionet amerikane!
Për Amerikanët nuk ka rëndësi kush është në pushtet, por institucionet e Shtetit të tyre janë vetë simbolika e Kombit dhe për pasojë bëjnë pjesë në sferën e rëndësishme të ndjenjës së patriotizmit!
Amerikanët falin shumë gjëra për gjeopolitikë, por nuk falin askënd që ju cënon në çdo formë patriotizmin e tyre!
Antiamerikanizmi, pavarësisht se kush e bën është një aksion që nuk falet e harrohet lehtë nga amerikanët!
Amerikanët kanë investuar në Shqipëri dhe vazhdojnë t’a bëjnë çdo ditë, sepse populli shqiptar është më pro amerikani në Rajon dhe Europë! Nëse popujt e tjerë e kanë dredhur shpesh edhe me rivalët e SHBA-ve, populli shqiptar mbetet thellësisht pro amerikan!
Amerikanët kanë investuar në Shqipëri për të forcuar sovranitetin e kësaj të fundit dhe jo për t’a dobësuar atë!
Disa subjekte politike në këtë prag fushate, por edhe para ca kohësh thuajse janë vënë në shërbim të interesave politike të fqinjëve tanë duke tentuar me dëmtuar sovranitin e Shqipërisë dhe këtë e bëjnë vetëm me qëllimin e ngushtë për të marrë pushtetin!
Amerikanët nuk duan që të tjerët, kushdo qofshin të cënojnë sovranitetin e Shqipërisë ose t’a imponojnë atë! Pas bazës së Kuçovës, nuk ka sinjal më të fortë nga Amerikanet, që sovraniteti i Shqiperisë u takon shqiptarëve dhe këto të fundit janë pro amerikan!
Basha po shënon gola çdo ditë ndaj asaj politike që ka paqartësi ose hije jo të mira në qasjen me amerikanët!
Basha, sot është golashënuesi më i mirë i një skuadre, ku drejtëpërdrejtë ose jo trajnerët janë amerikanët!
Loja sapo ka filluar dhe rezultati do të duket pas zgjedhjeve! Amerikanët kanë dëshmuar në historinë e tyre se rrallë herë ose thuajse asnjëherë nuk janë humbës!