Nga Erl KODRA
‘Spiun’ është një fjalë shumë e shëmtuar. Mua më pëlqen ‘spiunazhi’. Këto tre gërma shtesë me të vërtetë thonë diçka. (Howard Tayler, autor i Schlock Mercenary).
E rëndë kjo loja me rusët. Në fakt kështu ka qenë gjithmonë, një lojë pa rregulla, e fortë dhe e pisët njëkohësisht. Një lojë që nuk kursen asgjë, dhe që u ka kushtuar shumë jetë njerëzore popujve të botës. Por diçka thelbësore ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë në këtë lojë lufte; mjetet në dispozicion. Këtu është fjala jo vetëm për mjetet e zakonshme si siç është fjala për rekrutimet e spiunëve, shtrëngimet, dhunën dhe vrasjet; por edhe për mjetet e teknologjisë së lartë në dispozicion, siç janë telefonat, interceptimet, interneti, sateliti, rrjetet sociale. Në këto kushte është pothuaj e pamundur që të jetosh në ishullin tënd të Monte Kristos. Për më tepër, nëse je një lojtarë politik i një vendi, kushdo qoftë ai vend, atëherë me siguri që ti je objektivi i synuar.
Merreni me mend; Julian Assange, një programues kompjuterik australian, me shumë pak mundësi në dispozicion që nuk mund të krahasohen me fuqitë e asnjë shteti, sado i vogël qoftë ai, e nxori në dritë të diellit pjesën e padukshme dhe më të paskrupullt të politikës ndërkombëtare.
WikiLeaks tashmë është pikë reference për shumë media dhe gazetarë hulumtues nga e gjithë bota dhe për të gjithë botën. Por, në kushtet e reja të teknologjisë së lartë, bota është bërë me e mirë dhe më transparente, apo është kthyer në një vend të pisët ku çdokush, me një lap top ose Iphone në dorë, prej cepit më të humbur të globit, mund të infektojë krejt internetin me emrin e armikut të tij?!
Unë nuk mund të jap një përgjigje; sepse për mua të dyja mundesitë ekzistojnë. Kjo varet nga skrupujt dhe ndërgjegja e gjithsecilit. Sepse sipas meje, nuk ka ndryshuar njeriu, kanë ndryshuar mjetet në dispozicion. Njeriu i lig ka ekzistuar gjithmonë, por sot i ligu thjesht ka mjete dhe mundësi më të mëdha. Sidomos kur qëllimi është manipulimi masiv nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv. Ndaj kjo lojë lufte shpesh herë është bërë qesharake dhe e ndyrë njëkohësisht. Përtej çdo limiti që mund ta pranojë morali normal njerëzor.
‘Loja ruse’ e Lulzim Bashës dhe e Presidentit Donald Trump ka kapur kulme të reja. “Turpi i njerëzimit” sot është President i Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që beteja për të shkatërruar presidencën e tij nëpërmjet akuzave më të shëmtuara që ka njohur ndonjëherë historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon.
Ju lutem, imagjinojeni për një moment; Presidenti Donald Trump: Presidenti Vladimir Putin: Hillary Clinton, ish- Sekretare Shteti, ish-Kandidate për Presidente e SHBA-ve dhe ish-Zonja e Parë e SHBA-ve: ish-Presidenti Barak Obama; Kryeministri Edi Rama: miliarderi George Soros dhe së fundi, Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike.
Imagjinojeni konspiracionin e jashtëzakonshëm që po luhet; dhe ju siguroj që është konspiracion real;
George Soros, mik i Edi Ramës dhe i Hillary Clinton, financon një ushtri me mercenarë në mbarë SHBA dhe nëpër botë në përpjekje për të shkatërruar presidencën e Donald J. Trump. Ai akuzohet se ka patur mbështetjen e pakursyer të Rusisë për të fituar presidencën, sigurisht sipas tyre, për qëllime të errëta dhe kundër SHBA-ve. Lulzim Basha u financua po nga Rusia dhe nga të njëjtët aktorë, për të fituar zgjedhjet në Shqipëri, por nuk fitoi, ndërsa Presidenti Donald Trump fitoi presidencialet amerikane.
Ndërkohë, sulmet intensifikohen dhe shumëfishohen kur në Tiranë mikun e George Soros e kapin hallet e njëpasnjëshme të skandaleve të pasosura; Edi Ramës sapo i janë kapur nga “partnerët” amerikanë 613 kg kokainë e pastër. Ndihma nuk vonon, dhe Mother Jones fillon sulmin e kordinuar kundër Lulzim Bashës. ‘Loja ruse’ vlen akoma, sepse me këtë rast përfshihet edhe Presidenti Donald Trump.
Sepse mund të duket ashtu siç nuk është, por në fakt është pikërisht ashtu siç duket:
1. Për Edi Ramën pati një Raport Konfidencial të OSBE ku shkruhej se Edi Rama zotëron 200 milionë euro të investuara në Kompani Ofshore nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama.
2. Edi Rama e mbushi Parlamentin dhe Partinë Socialiste me eksponent të krimit të organizuar, trafikantë dhe vrasës reçidivist.
3. Edi Rama e mbolli territorin e Republikës së Shqipërisë me drogë, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, ndërkohë që trafikimi u zhvillua me të gjitha mjetet detare, tokësore dhe ajrore. E gjithë kupola drejtuese e Policisë së Shtetit rezulton e implikuar, përfshirë edhe vetëish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
4. Skandalet nuk përfundojnë me aq, dhe lufta për mbijetesë e Kryeministrit kthehet në një betejë për jetë a vdekje, në kohën kur Saimir Tahiri e kërcënon hapur me kodin epik “nuk keni parë gjë akoma!”. Kjo betejë nuk ka përfunduar, megjithse ‘Don’-ët po japin ndihmë të pakursyer gjithandej.
5. Ndërkohë, 613 kg kokainë janë shumë e madhe parash dhe influence; dhe në botën reale askush nuk t’i falë ato. Makina llogaritëse e Mafies nuk është elektronike, por metalike. Ndaj Edi Rama në fakt nuk është më Kryeministri i Shqipërisë, por borxhliu më i madh i Mafies Ndërkombëtare.
A nuk e shikoni se skenari është real? Sepse të gjithë këto personazhe ekzistojnë, dhe në kuptimin e parë të fjalës, të gjitha sa u thanë më sipër janë reale. Domethënë Lufta e Pisët që nuk kursen asgjë. Asgjë që lëviz në faqe të dheut.
Shënim. Lajmet e fundit thonë se, Presidenti Donald J. Trump së shpejti do të takohet me Mr. Kim Raketa të Koresë së Veriut. Ok, mirë boll. Po merr rrugë edhe kjo punë, në fakt, vetëm nga vendosmëria e Donald J Trump dhe butonit të madh që kanë SHBA-të. Ishalla Rex Tillerson i thotë ndonjë fjalë në vesh Presidentit që ta takojë edhe Ed Kokainën e Albanisë.