Fillimisht duhet të mbyllen të gjithë për pak kohë, ashtu sikurse ndodhi edhe operacionion famëkeq “marrëzia e fundit” dhe më pas do të rihapen sërish në zona të caktuara. Në këtë mënyrë do të kërkohet rilincesim i tyre dhe koncesionin për këtë e ka vëlla Olsi. Ja pra që Rama përpara se të mendojë për shqiptarët po harmonizon vendimet në interes të vëllait të tij.
“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kuaj, qen apo çdo kafshe tjetër.
Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT.Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste.
Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar. Paralajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo tv”, deklaroi Rama.
Në dukje një vendim social që ka ndikime të mira në shoqërinë shqiptare të kthyer në shumicë në “bixhozxhinj”, por që fsheh tjetër qëllim real.
Rama po tenton të falimentojë këtë biznes që kontrollohet nga njërëz që nuk janë nën diktatin e tij, për t’ua kaluar monopolin njerëzve të tij.
Madje bëhet falë për vetë krahun e djathtë të tij, vëllain Olsi Rama. Vëllai kryeministër synon të gjenerojë para përmes vëllait “biznesmen” dhe të vendosë nën kontroll këtë veprimtari.
Për zbatimin e planit korruptiv të Edi Ramës shërbeu rritja e informalitetit në tregun e bixhozit që lidhet direkt me familjen e kryeministrit dhe që deri tani i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej të paktën 500 milionë euro.
Kështu Rama kyç subjektet që ushtrojnë veprimtarinë në zonat banuara, dhe “lulëzon” si ti dojë qejfi “Las Vegasin” periferik.
Çfarë deklaroi Basha
Pyetje: Z. Basha, duke qënë se kryeministri njoftoi pak më parë se nga data 30 dhjetor nuk do të kemi më kazino, ka ndryshime në ligj, do të mbyllen edhe pikat e basteve, si e shikoni? A ka dritëhije?
Basha: Industria e pastrimit të parave është e kontroluar nga kriminelë në bashkëpunim me politikanët më të lartë në vend. Dihet qartë që koncensioni i lojërave të fatit operohet nga fasada të vëllait të kryeministrit, të Olsi Ramës.
Dihet qartë se segmentet më të mëdha të këtyre lojërave të fatit janë në duart e krimit të organizuar.
Mos nxirrni asnjë konkluzion nga një njeri që ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, territorin apo mendjes së vet dhe shikon konspiracion opozitar sa herë kapet në krim.
Nëse kjo do të bëhet për të transferuar interesat kriminale të pastrimit të parave, për t’i përqëndruar apo kamufluar në mënyra të tjera, pritet ta shohim.
E mbani mend Marrëzinë e Fundit?! Para 5 vjetësh! Marrëzia e Fundit nisi për të mbyllur pikat e lojërat e fatit. Ishte 834 tani është 4200. Me këtë rregulll i bie që pas shpalljes së Edi Ramë stë shkojmë në 8400! Pra, ky njeri tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.”