Londër, pezullohen disa fluturime për “shkaqe të sigurisë”

Aeroporti i Londrës, Heathrow ka pezulluar përkohësisht disa fluturime në njërin prej 5 terminaleve të aeroportit. Zyrtarët e aeroportit thonë se pezullimet e fluturimeve janë bërë “për shkaqe të sigurisë”.
Një zëdhënëse e aeroportit ka thënë se pezullimet e fluturimeve në terminalin 3, janë shkaktuar për “shkaqe të sigurisë”, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
“Ne jemi duke punuar në terminalin 3 në Heathrow, pas një raporti për një mjet të dyshimtë në një valixhe që është detektuar nga rrezet X”, ka thënë policia e Londrës.
Heathrow, që ka 5 terminale kryesore, është njëri prej aeroporteve më të frekuentuara në botë dhe nga terminali 3, zakonisht kryhen fluturimet e gjata, por ka edhe disa fluturime që kanë për destinacion vendet evropiane.

Artikulli paraprakRetorikë e ashpër në negociatat Britani-BE
Artikulli tjetërFranca në prag të balotazhit?