Lëvizja Socialiste për Integrim, ka kërkuar mbështetjen pa kushte të paketës McAlliester. Në një deklaratë për mediat kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kërkon zbatimin pikë për pikë dhe t’i jepet fund asaj që për LSI është teatër politik. “Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve”. Madje për këtë LSI i qëndron ende lëshimit të mandateve dhe atë të Presidentit për zgjidhjen e krizës. “Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”. Deklarata e kryetarit të LSI-së erdhi menjëherë pas publikimit të qëndrimit të opozitës mbi zhvillimin e negociatave. “Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent. Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”, u shpreh Vasili.