Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër në lidhje me shërbimin skandaloz në sistemin shëndetësor. Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka dënuar ashpër degradimin e sistemit të shëndëtësisë në vend. “Shëndetësia e këtij kryeministrit të sëmurë pa shërim, sot është thjesht rilindja e memorjes së rrënuar dhe militantizmit provincial. Çfarë është bërë më parë është e qartë, por po jua freskoj pak memorjen: u bë ligji bazë i sistemit shëndetësor dhe sistemi mix siguracion+buxhet shteti ai që mbretëron dhe sot, vdekshmëri foshnjore dhe amtare një shifrore, skaner në çdo rajon të vendit, për herë të parë sistem referimi, spital të ri modern të urgjencës, spital të ri kirugjikal në Elbasan, telemedicine edhe akseleratorët meqë i kanë merak edhe tre rezonanca të reja etj., etj. Po ky kryeministër çpo bën….apo është i aftë vetëm për dëngla me shëndetësi falas të cilën do ta bënte brenda 2017. Ja pata thënë që ja fut kot dhe nuk e bën dot, por kishte qejf t’i dilte boja dhe ja i doli….shëndetësia falas vdiq. Tani ta gëzoni shëndetësinë e koncesioneve qindra milionëshe euro me kryeministrin në krye të tyre”, shkruan Vasili në reagimin e tij.
Kryesore
Continue to the category“Blerja masive e votës – Para në dorë, ndihma sociale, punësime,...
Nga Gjergji Nika
Arsyet kryesore të humbjes së thellë të opozitës:
Ndarja territoriale në 12 qarqe e manipuluar – Hartë e ndërtuar për të favorizuar...