LSI presion barinjve për kullotat, votoni Tavon të merrni kontratat

Edhe barinjve po u bëhet presion që të votojnë për LSI-në në Gjirokastër që të përfitojnë kontratat për kullotat. Bëhet e ditur se, barinjve të fshatit Zhulat, nuk po u jepen kontratat e përdorimit vjetor të kullotave nga Bashkia e Gjirokastrës. Ata shprehen se, kontratat mbahen qëllimisht, pasi u bëhet presion për të votuar LSI-në. Në rrëfimet e tyre ekskluzive për JuguNews.al, tre barinj të fshatit mes të cilëve Agron Vrekaj akuzojnë haptazi se, Drejtoria e Kullotave në Bashkinë e Gjirokastrës që kontrollohet nga LSI, nuk u jep kontratat para datës 25 qershor me qëllim që ata dhe familjarët e tyre të votojnë LSI.
Kjo situatë është bërë shumë problematike në mbarë zonën dhe në fund, barinjtë të gjendur përballë këtij fakti, kanë denoncuar fenomenin e presionit që ushtrohet ndaj tyre, nga ana e drejtorit të kullotave dhe bujqësisë në Bashkinë e Gjirokastrës. Veç kësaj, barinjtë kanë pretendime se asnjëherë nuk kanë marrë subvencionime për mbarështimin e krerëve, nëse nuk je anëtar i LSI. Shumë herë, ata kanë kërkuar subvencionime, por ato janë dhënë mbi bazë të kritereve partiake në favor të anëtarëve të LSI.
Ndërkohë, kandidatët për deputetë të PD Tritan Shehu e Roland Bejko, janë njohur me problematikat që ndeshen sot, blegtorët e zonës së Cepos dhe Picarit në Gjirokastër. Nga ana e tyre blegtorët, janë ankuar tek kandidatët demokratë për deputetë, për vështirësitë që ata ndeshen, në mungesën e përfitimeve të subvencioneve nga shteti. “Nëse nuk voton Tavon dhe LSI, nuk ke asnjë mundësi të përfitosh subvencion”, ka qenë kryefjala e çdo blegtori të kontaktuar nga Shehu e Bejko.
Shehu, ka garantuar se praktika të tilla të turpshme që presionojnë blegtorin për votë, nuk do të ekzistojnë nën qeverisjen e PD. “Gjithsecili do të përfitojë subvencionim direkt nga shteti”, u shpreh Shehu. Ndërsa kandidati Roland Bejko, u ka spjeguar blegtorëve, mekanizmin sesi do të funksionojë subvencionimi në qeverisjen e ardhshme të PD. “Subvencionimi do të jetë direkt për blegtorin pa i’u nënshtruar praktikave burokratike dhe kjo, ndërmerret me të vetmin qëllim, atë të shtimit të prodhimtarisë suaj dhe rrjedhimisht reflektohet edhe me uljen e çmimit të mishit në treg”, u shpreh Bejko.
Blegtorët nga ana e tyre, kanë premtuar se vota për PD, është detyrim për rimëkëmbjen e tyre pas periudhës së fundit katërvjeçare, ku subvencionimet, jepeshin për miqtë e Tavos dhe familjes së tij.

Exit mobile version