LSI: Rama frikë të përballet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama. Në përfundim të seancës plenare, e cila u zhvillua nën tension dhe brohorimat e deputetëve të PD, kryetarja e LSI ka folur për mediat. Duke u etiketuar si frikacak kryeministri Rama, Kryemadhi thotë se, ai ka frikë të përballet me realitetin dhe reagimin qytetar dhe atë të deputetëve opozitarë.
“Frikacaku ka frikë të përballet me mediat, dhe realitetin e hidhur që ka ndërtuar vetë. Është një trim që trimërohet me kukullat e ushtarëve të vet, por ka frikë të përballet me kamerat. Kërkoj përkrahjen tuaj për të qenë prezent në çdo protestë tonë edhe pse në numër e vogël, por protestë që ai duhet të ikë në radhë të parë për të shpëtuar shqiptarët”, tha Kryemadhi. Ndërsa kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar tensionet që shoqëroi seanca e sotme plenare që u mbyll me miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Vasili tha se sot ishte 2 prilli i dytë i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Armiqtë të të varfëve, sapo miratuan afëra korruptive të njëpasnjëshme. Pushtimi i sallës së Parlamentit realizohet me të njëjtët personazhe dhe skenarë, që vranë para ’90 dhe në 2 prill. Sot është dita më e rëndë për kryetarin e Kuvendit. Është dy prilli i dytë. U vra Parlamenti. Ky është mesazhi i dhjetëra mijëra qytetarëve të 27 janarit. Ky Parlament i shpërdoruar dhe i rrëmbyer nga një grup kriminel dhe nga i pari tradhëtar si Rama. Ai ka merak që t’i nënshtrohet krimit. Deputetëve iu mbyll goja se do të flitej për fakte për ekstradimin e Nazer Seitit.

Artikulli paraprakÇështja Seiti, Bumçi: U eliminua një dëshmitar kyç
Artikulli tjetërProjektligji që i hap rrugën procedurës korruptive për Aeroportin e Vlorës!