LSI: Shqipëria digjet, Rama krihet

Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi deklaratat e kryeministrit Rama në Kosovë, i cili ka folur për një president simbol të unitetit kombëtar.
Në statusin e Vasilit nuk ka shpëtuar as pa u ironizuar ambasadorja e BE-së, Vlahutin, e cila sipas tij flet edhe në mes të natës për punë qe nuk i përkasin fare hesht dhe bën piknik kur duhet të flasë.
“Kryeministri këput njerën idiotësi pas tjetrës, që publiku të heqë vëmendjen nga plagët e thella të shoqërisë shqiptare. BE në Bruksel reagoi për idiotësinë e kryeministrit për “presidentin kooperativist të shumë shteteve”. Shyqyr që është Brukseli të paktën….se këta të BE në Tiranë janë më të rëndësishëm dhe nuk kanë kohë….”, shkruan Vasili në statusin e tij.

Artikulli paraprakPS po kërkon të zhdukë provat ndaj paligjshmërive në mbrojtje të Tahirit
Artikulli tjetërKryeministrit i duhet treguar kavalli!