Zyra elektorale e LSI në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, qëndron përkrah zyrave të institucioneve publike siç është ajo e Parkut Arkeologjik të Antigonesë. Deputeti i LSI dhe njëkohësisht kandiat për deputet i kësaj force politike, Vangjel Tavo dhe kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, kanë shkelur Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimit nr. 1 datë 31.05.2017 të KQZ “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.
Flamujt e LSI dhe posterat elektoralë në të njëjtin objekt ku akomodohen zyrat e Parkut Arkeologjik, është shkelje e pastër dhe kësisoj, meriton vëmendje dhe sanksione nga ana e qeverisë shqiptare ndaj kryetares së Bashkisë, Zamira Rami, që është autoriteti përgjegjës për vendosjen e standardeve të miratuara. Jugunews.net ka publikuar prova që vërtetojnë këtë fakt.