Lubonja me protestuesit në Unazën e Re: Bashkohuni të largojmë të keqen që ka kapur vendin

Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar sot protestës në Unazën e Re.
Në ditën e 31 të protestës, Lubonja ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen me banorët, pasi kjo është çështje e të gjithë shqiptarëve.
‘Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin’, tha ndër të tjera analisti Fatos Lubonja.
Lubonja u shpreh se duhet rrëzuar kjo qeveri që po shkon nga krimi në krim. “Unë kam ardhur sepse kjo nuk është vetëm çështje e Astirit, pasi ka ndodhur kudo. Unë kam ardhur këtu si qytetar, pasi kjo është çështje e të gjithëve. Ne duam t’u japim kurajo qytetarëve sepse po shkelet ligji. Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin. Po nuk u bashkuam do na hanë një nga një. Duhet të rrëzojmë këtë qeveri sepse po shkon nga krimi në krim”, tha Lubonja.

p1

Artikulli paraprakBanorët e Unazës së Re nuk ndalen, rrëzojnë murin rrethues dhe blloqet e betonit
Artikulli tjetërAksidenti tragjik, makina përplas për vdekje burrë e grua