Lubonja: Mbështes protestën e 13 majit në Tiranë

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “News 24” foli mbi situatën politike në vend, të cilën e cilësoi si alarmante. “Shqiptarët janë në trazincion, iu referohem çifutëve që adhuronin lopën e artë derisa erdhi Moisiu, edhe shqiptarët adhurojnë lopën e artë, pra duan vetëm paratë. Situata është alarmante, duhet protesta, të vijë nga një energji popullore, mos të jetë e sforcuar. Mjetet e protestës duhen të jenë paqësore, mosbindja civile duhet njohur duhen gjetur mjetet, por mbi të gjitha duhen të tërheqin njerëz të rinj që me të vërtetë do të bëhen gjenerator të energjisë së re”, tha Lubonja.
Për sa i përket mospjesëmarrjes së PD në zgjedhje, ai shtoi se duhet të ishin bërë të gjitha përpjekjet që kjo të mos ndodhte.
“Për mendimin tim duhet të ishin bërë të gjitha kompromiset që të shkonin në zgjedhje. Kjo është gjëja më e keqe që bëri Edi Rama. Ka shumë pikëpytetje për 18 qershorin. Jemi akoma te rrethi i politikës, i cili na merr frymën”, u shpreh ai.
“Nga njëra anë është mirë të kemi opozitën në zgjedhje, arritjen e një dialogu, por gjithë këto marrëveshje s’na kanë sjellë ndonjë gjë, sistemi ka vazhduar kalbëzimin. Ndonjëherë mendon mos duhet ndonjë gjë më e fortë?”, tha Fatos Lubonja, në News24. PD ka paralajmëruar një protestë masive, të shtunën më 13 maj në kauzën e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakMbjellje masive kanabisi në Vlorë
Artikulli tjetërShtetrrethim në Berat, nga kush ka frikë Rama?