Lubonja: Rama është koka e bandës, duhet të kalojë i pari në Vetting

Analisti Fatos Lubonja ka reaguan pas propozimit t ë një drafti anti-KÇK nga ana e kryeministrit Edi Rama. Në një opinion për News24, Lubonja tha se, kjo paketë nuk mund të qëndrojë përballë reformës, vetëm nëse pranojmë dështimin e kësaj të fundit.

Sipas analistit, është për të vënë duart kokës që kryeministri bën një paketë për gjyqtarët, kur është vetë “koka” e kësaj bande. Ai tha se, Rama duhet të kalojë i pari në veting.

Ndërsa mesazhin kërcënues të kryeministrit Edi Rama për të tijtë, që nëse nuk e votonin paketën, do të përjashtoheshin nga PS, Lubonja e komentoi kështu: “Ata veten në qafë paçin, nëse e ndjekin. Me këtë që po bën, ai nuk ka sensin e shëndoshë të realitetit”.

Ndërkohë, kypropozim ka alarmuar analistëtë ndryshëm por edhe opinionin public. Lapsi.al shkruan se, sot Edi Rama e ka thënë me gojën e tij (gjoja në emër të luftës ndaj abuzimeve që po bëhen këto kohë) se anëtarët e kabinetit të tij, përkatësisht ministri i Rendit dhe ajo e Drejtësisë, marrin autoritet të kërkojnë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkruan portali.

Në këtë pikë sulltani i Tiranës po shkon edhe shumë më larg se sivllau i tij i Ankarasë. Ai nuk po lë më në këmbë asnjë kundërpushtet, vijon analiza.

rama1

rama

 

Artikulli paraprakBasha thirrje Ramës: Nga Shkodra gjer në Vlorë mesazhi është i qartë, hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme!
Artikulli tjetërPërgjaken sërish rrugët, humb jetën një person nga përplasja e makinës