Lubonja: SHBA s’ka besim te Edi Rama, nuk mund t’i menaxhojë fondet për tërmetin!

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar shifrën prej 1.15 miliardë euro ndihma dhe kredi, të cilat u mblodhën dje në Konferencën e Donatorëve.

Në një lidhje për emisionin “Opinion” në News 24, Lubonja theksoi se qeveria ka bërë një farë pune për të marrë kaq donacione pasi Rama është i aftë për të propaganduar dhe për të paraqitur një Shqipëri të tronditur.

Por ai kritikon Ramën përsa i përket menaxhimit të këtyre donacioneve, pasi thotë se është më i keqi i mundshëm për t’i menaxhuar në mënyrë transparente.

“Po, nuk e di se çfarë kupton fjala sukses fakti që u mblodhën aq shumë para por besoj se është pak tragjike ta quash sukses. Sukesesi i shkon tërmetit pasi rriti ndjeshmërinë e ndërkombëtarëve është sidoqoftë për tu përshëndetur.

Fakti që Shqipëria është në Europë ka ndikuar besoj. Qeveria ka bërë një farë pune pasi Rama është i aftë për të propaganduar për të paraqitur një Shqipëri të tronditur. Suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para të cilat mesa di unë nuk janë të gjitha para donatorësh, pra që 700 milion euro janë kredi të buta ose borxh, nuk janë ndihma. Duhet parë si do menaxhohen.

Rama është kryeministër, dhe kujtdo që do i ndodhte do punonte për të kërkuar ndihma mbi të gjitha është ndihma e ndërkombëtarëve që duhet çmuar në këtë rast.

Duhet parë në sy kritik, pasi nuk është e kondicionuar pasi Shqipëria është vendi që emigron më shumë, është dhe një interes i ndërkombëtarëve.

Tek ato ndihmat që u dhanë, pashë që SHBA dha 5 milion dollarë për transparencën, monitorimin dhe menaxhimin pasi s’ka besim. Ne i kemi institucionet për monitorim por nuk funksionojnë. Edi Rama nuk mund t’i menaxhojë këto para në mënyrë transparente”, u shpreh Lubonja.

Exit mobile version