Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar një foto të kryeministrit Rama pranë një papagalli. Por me komentet e tij për Ramën, Lubonja ka shkaktuar të qeshura në studion e ABC news. Spikerja Mirela Milori nuk ka mundur të kontrollojë të qeshurën gjatë intervistës me analistin. Ajo nisi të qeshte dhe nuk mundi të ndalonte për disa sekonda. Në përpjekje për t’iu rikthyer seriozitetit, me shumë vështirësi Milori mori situatën në duar.
“Nevoja që ka njeriu për të dashuruar, për të bërë mirë. Ne jemi një popull i varfër e kupton, dhe kemi nevojë që kryeministri të na dojë, mirëpo te ajo fotografia duket shumë i kënaqur. Nuk i mungon dashuria e njerëzve të tjerë edhe i ka ngel papagalli, kupton. Ai duket shumë i kënaqur se e do gjithë bota dhe papagallin e ka për të tallur, kupton ti? Ndërkohë që ne një popull i varfër kemi nevojë për shumë dashuri. Ky është përshkrimi që i bëra unë”, tha ndër të tjera Lubonja.