Disa ditë pas sherrit të bujshëm, biznesmeni Gjergj Luca dhe kandidati për deputet i PD, Luçiano Boçi duket se kanë bërë paqe. Në një prononcim për News 24, Luca është shprehur se i vjen keq për atë që ka ndodhur duke shtuar se harresa është gjëra më e mirë.
“Ne jemi mbledhur këtu për punë dhe jo për gjëra të tjera që kanë ndodhur jashtë dëshirës sime dhe jashtë asaj që unë jam. Ndaj nuk mendoj se sot në këtë ditë pune të bëhet objekt bisede një gjë që s’duhet të ndodhte.
Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë zoti por edhe pendese disa njerëz duhet te kenë qe minimal ishit duhet te fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo hyn tek ata njerëz që hyjnë tek njerëzit që i falin dhe e dine çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur ajo punë dhe që nuk është Luca dhe as ai tjetri nuk është pjesë e atij aksidenti”, tha ai.
Menjëherë ka ardhur reagimi i kandidatit demokrat Boçi i cili është shprehur se e mirëpret deklaratën e Lucës pasi për të çdo mesazh paqeje është i mirëpritur. Abcnews.al mëson se pasi kanë bërë paqe, Boçi i ka dorëzuar telefonin biznesmenit Luca.
Boçi dhe Luca u përplasën fizikisht pak ditë më parë në një lokal. Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se ishte dhunuar nga biznesmeni Gjergj Luca. Ndërkohë ky i fundit hodhi poshtë pretendimin e tij duke thënë se kandidati demokrat e kishte qëlluar.