Luçiano Boçi denoncon klasat kolektive në Leskovik: 700 milionë lekë investim për shkollën shkuan dëm!

PËR NJË NXËNËS “DJEGIN” NJË SHKOLLË

Klasat kolektive vazhdojnë të jenë gangrenë në arsimin tonë.

Mungesa e strategjive, angazhimeve dhe paaftësia po i shtojnë ato çdo ditë.

Kjo ka ndodhur dhe në një nga trevat më arsimdashëse në Kolonjë, njësinë administrative Leskovik.

Në shkollën kryesore “Jani Vreto”, shtohen klasat kolektive.

Dhe kjo ndodh vetëm për një nxënës më pak, duke i dorëzuar të tjerët drejt një mësimdhënie kaotike, me tema të përziera e me mësuesë ndonëse të mirë, të pa mësuar me mësim kolektiv.

Megjithëse shkolla është e investuar, me klasa e hapësira, ngjan që ato 700 milion lekë të hedhura po shkojnë dëm.

Ndonëse përfaqësuesit politikë të PS e kishin premtuar publikisht në fushatë moskrijimin e klasave kolektive, sot nxënësit e mësuesit janë brenda tyre në Leskovik.

Prindërit e shohin si hakmmarrje politike të rezultatit zgjedhor të gjithë këtë katrahurë me fëmijët e tyre.

Fatkeqësisht ky është arsimi sot:

Me braktisje masive.

Me diskriminim të shtuar arsimor.

Me klasa kolektive diku.

Me klasa të mbipopulluara diku tjetër.

Me mësim me turne.

Me ambjente të pasigurta.

Me shkolla të investuara kuturu.

Me shkolla të amortizuara në pjesën dërmuese,

Me një arsimim fiktiv që më shumë se dijen po shpërndan injorancën.

Ndërsa Rama çfarë bën?

Na tregon me gisht satelitët!!!????

Exit mobile version