Lufta dy vjeçare e Ramës ndaj biznesmenit të masakruar

“Këta thonë se u zhvillua një gjyq. Po, u zhvillua. Po kur u zhvillua gjyqi? Gjyqi nuk u zhvillua në korrik të 2012, as në korrik të 2013, gjyqi u zhvillua në korrik të 2016. Ju që rrihni gjoksin se gjoja ishit në anën e investitorit pse e bllokuat Hickën apo Dakon për të ndjekur gjyqin? A e dini ju se kjo është në thyerje dhe dhunim të plotë të ligjeve të vendit”
Ish-kryeministri Berisha zbardhi dje në Parlament luftën dy vjeçare të Ramës kundër biznesmenit libanez, i cili një javë më parë u dhunua barbarisht nga një grup mafiozësh. Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të ngritura nga Rama, Berisha bëri të ditur se me ardhjen në pushtet, Rama anuloi menjëherë kontratën e qerasë së kompanisë libaneze duke e zgjidhur atë. “Vijmë tek rasti aktual. Ky përmendi gjykatësin, por këtu ka një problem. Ky mendon se, siç beson vetë gënjeshtrat e tij, edhe të tjerët do i besojnë. Ky këtë moto ka. Më lejoni pak t’ju informoj lidhur me deklaratën e tij.  Akti i parë që ka bërë zotëria e tij pasi erdhi në pushtet ndaj kësaj kompanie, me datën 27.09.2013 ka vendosur prishjen e kontratës së qirasë në lidhje me pjesën e pronarëve të ligjshëm. Më datën 22.02.2014 me urdhër të Edi Ramës është zgjidhur tërësisht kontrata e qirasë me shoqërinë “OMNIX” Albania. Pra, nga data 22.02.2014 “OMNIX” Albania sipas këtij Kryeministri, sipas kësaj qeverie nuk kishte më asnjë të drejtë kontraktuale në këtë vend. Isha unë në pushtet apo ju? Ja pra, që ky është njeriu që i zgjidhi kontratën dhe lëshoi çdo gjë, territorin, jashtë çdo marrëdhënieje kontraktuale” tha Berisha. Ai bëri të ditur më pas se Rama ndryshoi qendrim. Berisha iu referua një gjyqi që është mbajtur pak muaj më parë më 2016, në lidhje me zgjidhjen e çështjes por pala e qeverisë ndryshoi sërish qendrim. “Çfarë ndodhi më pas? Ndodhi ajo që ndodhi me plehrat; valixhja 4 milionë euro. Çfarë ndodhi me “OMNIX”? “OMNIX” iku. Pas dy vitesh, më vjen në zyrë njëri nga kryesorët e familjes Mitri dhe më njofton se kishte zgjidhur çdo gjë dhe se Kryeministri i thoshte aman fillo sa më parë. M’u bë shumë qejfi sepse ai investim përbënte një zhvillim të rëndësishëm. Këta thonë se u zhvillua një gjyq. Po, u zhvillua. Po kur u zhvillua gjyqi? Gjyqi nuk u zhvillua në korrik të 2012, as në korrik të 2013, gjyqi u zhvillua në korrik të 2016. Ju që rrihni gjoksin se gjoja ishit në anën e investitorit pse e bllokuat Hickën apo Dakon për të ndjekur gjyqin? A e dini ju se kjo është në thyerje dhe dhunim të plotë të ligjeve të vendit. Unë nuk hyj në materien e çështjes, por shteti ka një detyrim, që çdo gjyq që humbet shteti e ndjek, e ka detyrim këtë. A e dini ju që s’e ndoqën kërkund. Pse? Si e mbylli gojën ky? Ja mbylli shuku i parave, ja mbylli valixhja” tha Berisha. Ish kryeministri i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit me urgjencë të vendosë para ligjit autorët e këtij krimi të shëmtuar, ku eksponentë të mafies tentuan eliminimin fizik të investitorit libanez. “Zotëria këtu (Rama) përmendi investimet e tremujorit të fundit të këtij viti. Janë qindarkë për qindarkë investimet e Kaskadës së Devollit, investimet e TAP, në kaskadën e Matit dhe absolutisht asnjë qindarkë investim i tri viteve të fundit, që të gjitha janë të viteve të shkuara. Kthehemi pak te investitori. Para meje, pak minuta më parë Rama iu tha shqiptarëve se Sali Berisha nuk tha një fjalë për sulmin ndaj Faad Mitrit, përfaqësues i kompanisë “OMNIX”.  Tani po ju lexoj prononcimin tim, të lexuar nga të gjitha mediat, të datës 10.09.2016: “Aksidenti ndaj Mitrit, përpjekje për të vrarë atë dhe larguar kompaninë e madhe që ai përfaqëson nga Shqipëria!Të dashur miq, sot u bë një përpjekje për të eliminuar fizikisht Faad Mitrin, përfaqësuesin e një kompanie multimiliardere, e cila ka projektin më të madh të investimit prej 1.5 miliardë euro në turizëm në Gjirin e Lalzit në Shqipëri. Ata, të cilët i organizuan vrasjen me aksident automobilistik janë eksponentë të mafies qeveritare, të cilët kishin dalë në pritë t’i merrnin jetën një njeriu, që me përkushtim të jashtëzakonshëm ka punuar për realizimin e projektit me investimin më të madh në fushën e turizmit në historinë e vendit tonë. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë krim të mafies qeveritare dhe uruar shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve në këtë aksident të kurdisur për vrasje personi, i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit me urgjencë të vendosë para ligjit autorët e këtij krimi të shëmtuar! ” tha Berisha.

Valixhja 4 milionë euro për plehrat

Një valixhe prej 4 milinë eurosh i ëhstë ofruar Ramës në lidhje me ligjin e mbetjeve. Ish kryeministri Berisha deklaroi se pas anulimit të kërkesës së qytetarëve për referendum në lidhje me ligjin e mbetjeve fshihet një rrashfet i majmë që Rama ka marrë prej 4 milionë eurosh.  “Po pse them unë që është ky (Rama) që i ka nxjerrë bandat e mafies në rrugë atij? Së pari, sepse ja ku janë të gjitha mediat dhe qytetarët, kjo është hera e parë që ai shqipton një fjalë për këtë akt dhe përpiqet të mbulojë heshtjen e tij duke shpifur e trilluar se heshti Berisha. Berisha e akuzoi direkt këtë (Ramën). Pra, deri tani nuk kishte thënë një fjalë. Ti nuk flet asnjë fjalë sepse ty të detyron diçka që të heshtësh. Unë kam bërë disa reagime deri tani, e bëra sepse ishte një akt barbar e shtazor ndaj një njeriu, por dhe sepse ky ishte investimi më i madh në 25 vitet e fundit, ndërsa ju e përcollët. Pra, ky (Rama) nuk reagoi, nuk reagoi sepse kishte frikë se i nxjerr fakte të tjera. Dhe çfarë reagimi bëri sot? Tha se Berisha s’ka folur, por në fakt Berisha ka folur të paktën tre herë deri tani për këtë, më shumë se çdo njeri tjetër këtu. Dhe çfarë reagimi tjetër bëri sot? Nxori gjyqin, të cilin nuk e apeloi kurrë me Hickën dhe Dakon e tij. Sepse donte që të ikte Mitri dhe ta marrë tokën Besnik Sula. Është e njëjta praktikë që ndjek, siç bëri me plehrat. Doli nëpër Shqipëri dhe thoshte “Poshtë plehrat”, “Në kosh Sali Berisha” etj. Por qeveria ime nuk ja bllokoi referendumin shqiptarëve. Të bllokosh të drejtën e referendumit një vendi, i jep goditjen fatale demokracisë. Unë isha në pushtet, Komisionin Qendror e kishim ne, Presidenti i Republikës ishte i propozuar nga kjo shumicë, të gjitha këto i dhanë rrugë dhe data e referendumit u caktua më 14 dhjetor. Çfarë bëri zotëria? Në aktin e parë anuloi ligjin, ekzekutoi referendumin, ekzekutoi si satrap të drejtën e shqiptarëve për t’u shprehur. Mashtroi 50 mijë shqiptarë që kishin firmosur dhe që ishin kundërshtarë të qeverisë së asaj kohe. Nuk ka referendum tha, do ta anuloj me ligj. Dhe më pas kur kërkuan referendum për çështje të tjera, këta vendosën asgjësimin e referendumeve. Kjo është e vërteta. Sepse me sekretarin e Përgjithshëm të mafies bëri koleksion plehrash Shqipëri-Itali, shkoi valixhja e pareve prej 4 mln eurosh dhe të tjerat vazhdojnë” sqaroi Berisha.

Besnik Sula kërcënoi me jetë konsullin libanez për ARMO-s

Mbyllja e pazareve për marrjen me çdo kusht të ARMO-s mes Ramës dhe ortakut të tij Besnik Sula, kanë bërë që ky i fundit të kërcënojë investitorët që përpiqeshin të shprehnin interesin e tyre për të investuar në rafinerinë e naftës. Në një ngjarje të tillë të rëndë është përfshirë edhe konsulli libanez, i cili është kërcënuar me jetë nga Besnik Sula për të mos afruar investitorë në industrinë që prek interesat e tij.  Në një replikë me deputetin socialist, Eduard Shalsi, ish kryeministri Berisha se me klimën e pafavorshme, ryshfetet dhe kërcënimet investitorët e huaj po largohen ndërsa vendi po shkon çdo ditë e më shumë drejt greminës. “E vërteta është se në fjalën tuaj thatë disa gjëra që qëndrojnë, por problemi është se nuk ka atë shkallë. Është e vërtetë që një e nga një po largohen investitorët e huaj. Ka të dhëna të kristalta nga viti 2008 deri në vitin 2013, Shqipëria ka marrë mbi 1 miliard euro investime, zbarkuan njëri pas tjetrit gjigantët e botës. Dje nisi prodhimin hidrocentrali i Banjës. Shko lexo pak fjalën e kryetarit tënd (Ramës) në pranverë të vitit 2013 se çfarë thoshte, e quante mashtrimin e radhës të Sali Berishës. Po pse po ikin të gjithë këta investitorë? Iku Bankers, iku ky e ai, iku Hochtief? Sepse që të gjithë, për shkaqe ryshfeti ju anulohen kontratat dhe pastaj iu rikthehen. A nuk ishit ju që i vutë Bankersit taksën për naftën që injektonte? Dhe tani që fitoi gjyqet bëni deal-e për marrëveshje të tjera me të. A nuk isha unë që denoncova këtu para jush, se ministrit të Jashtëm ju ankua konsulli i Shqipërisë në Liban sepse e kishte kërcënuar Besnik Sula me jetë, me sms? Po pse? Sepse gjeti një investitor për rafinerinë e naftës. A nuk jeni ju që ja çuat investitorit, që po largohej në barelë, Eduart Ndocajn si doktor, për t’i thënë se edhe mua më kanë rrahur në Itali dhe s’është gjë kjo rrahja që të kanë bërë. A nuk jeni ju këta? Mos i ngatërro dy kohët. Në kohën time, në kohë të përparme, merr statistikat, në dhjetë vitet e fundit nga 2005 e para kanë qenë 38 milionë dollarë në vit mesatarja e investime, statistika të BERZH këto dhe arritën në 1 miliard euro investime në 5 vitet e fundit. Ndërsa ju po i përzini një nga një investitorët. A e di ti që kompaninë që iku, “OMNIX”, akti i parë që ka bërë Edi Rama në shtator të këtij viti ka qenë anulimi i lejes. Pse e rikthyet më pas? E rikthyet pasi kërkuat ryshfet. Pse ja morët? Sepse doli ryshfet më i madh. Ky është mekanizmi. Asgjë mos ngatërro me një kohë kur Shqipëria mori investime, sipas UNCTAD, investime të huaja më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe më shumë se sa kapaciteti. Doni që nëpërmjet mohimit të justifikoni veten tuaj? Atëherë vazhdoni, por në greminë po e çoni vendin” u shpreh Berisha.

Besnik Sula ka në zotërim edhe fabrikën e bitumit në Fier

Ortaku i Ramës, Besnik Sula, emri i të cilit fshihet pas  privatizimit të ARMO ka marrë së fundmi në zotërim edhe fabrikën e bitumit në Fier. Denoncimi u bë dje në Parlament nga ish kryeministri Berisha. “A e dini aferën e fundit të ARMO-s? ARMO është një kompani e falimentuar. Një kompani e falimentuar, në Shqipëri dhe në çdo vend të botës, për hir të Kushtetutës së tregut, detyrimisht ndjek rregullat e falimentimit. Përndryshe çdo dorëzgjatje është përpjekje për grabitje. Pasi u përzu londinezi e mori me koncesion vetë. S’ka bërë asnjë lëvizje në QKR. Asnjë vendim të tillë përveç gjykatës s’mund të marrë qeveria me një kompani të falimentuar. Është gjykata ajo që vendos, nuk ka të drejtë qeveria. Ka të drejtë kompania të shpallë vendime, por jo qeveria. A e dini pse heshtin deputetët e Fierit për ARMO-n? Besnik Sula ka uzinën e bitumit të Fierit, jashtëzakonisht fitimprurëse, por me ligjin e falimentimit ajo është pronë e ARMO-s. Çfarë bën Besnik mafia bashkë me Brisin e këtij zotërisë? 180 punëtorëve jua jep rrogat kesh dhe nuk i regjistron në sigurimet shoqërore, sepse diktohet që po funksionon uzina dhe në këtë mënyrë thotë që edhe uzina është jashtë funksionit. Mafia sot është ulur këmbëkryq dhe po rrënon çdo investim dhe të ardhmen në Shqipëri” u shpreh Berisha.

A.Shahini

Artikulli paraprak“Kathimerini”: Jetë luksoze për Eskobarin shqiptar, argëtohet me anëtarë të PS
Artikulli tjetërPlehrat kalojnë me 63 votat e deputetëve të Ramës