Lufta kundër korrupsionit prioritet kombëtar/ Basha: Edi Rama në krye të piramidës korruptive

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

Duke nisur me zhvillimet e fundit, kanë të bëjnë me Raportin i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili konfirmoi atë që shqiptarët dinë dhe e prekin përditë, që korrupsioni është një ndër problemet madhore të kësaj qeverie, me lidhje të drejtpërdrejtë me krizën ekonomike, me pamundësitë, me koston e jetesës që janë disa prej efekteve negative të korrupsionit të kudogjendur të qeverisjes qëndrore dhe vendore për të cituar një pjesë të raportit.

Ky korrupsion pra ushqehet përditë nga qeveria e Edi Ramës dhe nga të zgjedhurit e tij vendor, si në rastin e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet skemave që sa vijnë dhe sofistikohen. Sigurisht që në qendër të kësaj piramide qëndron vetëm një njeri, Edi Rama, sepse nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një Kryeministër i ndershëm.

Kjo e konfirmon luftën kundër korrupsionit, si prioritet kombëtar. Konfirmon prioritetin tonë në raport me zhvillimet politike por dhe me alternativën qeverisëse. Por konfirmon po kështu dhe drejtësinë e mbështetjes tonë për SPAK-un, për sistemin e drejtësisë, në veçasnti nga sulmet që i vijnë nga të pushtetshmit e qeverisë dhe të pushtetit vendor, të cilët padiskutim janë në një përpjekje të ethshme për të intimiduar, për të kontrolluar, për të asfiksuar çdo veprim të SPAK-ut, të BKH-së, të organeve të drejtësisë dhe vet këto institucione. Padiskutim në qoftë se nuk do të kishim Edi Ramën dhe këtë qeveri të korruptuar, nuk do të kishim këtë korrupsion galopant, nuk do të kishte nevojë që SPAK të ekzistonte. SPAK ka lindur si nevojë për të luftuar këtë nivel gjigand të korrupsionit dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë që shoqëron korrupsionin.

Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, por përmes medias sot edhe për faktorët e tjerë për të forcuar një front të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndërshëm të këtij vendi që kërkojnë drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Vlerësoj punën e jashtëzakonshme që po zhvillohet nga segmente të caktuara jo politike të otganizatave jo qeveritare dhe u bëj thirrje atyre si dhe donatorëve të huaj të mos reshtin për asnjë çast mbështetjen për përpjekjet anti korrupsion të medias, të organizatave jo qeveritare dhe natyrisht e mbi të gjitha të SPAK-ut. Siç paralajmërova para disa ditësh, Partia Demokratike ka bërë gati dhe do të dorëzojë në Parlamentin e Shqipërisë amendamente për të mbështetur SPAK-un në misionin që ka marrë përsipër.

Dy amendamente të propozuara kanë përfunduar pas një pune të kujdesshme dhe rigoroze të ekipit tonë juridik. I pari ka të bëjë me dispozita ligjore të cilat ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK-ut. Dhe amendamenti i dytë ka të bëjë me ndryshimin e kodit të procedurës penale me qëllim mbushjen sipas standardeve europiane të vakumit ligjor në raport me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale, si dhe kompetencat e GJKKO-së në lidhje me njohjen e vendimeve të huaja penale.

Të dyja këto amendamente që propozohen, kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK-ut, t’i rrisin ato me efekt të drejtpërdrejtë goditjen e korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar dhe në këtë mënyrë për t’i shërbyer një qëllimi, do të thoja një prioriteti mbarëkombëtarë siç është lufta kundër korrupsionit.

Artikulli paraprak“PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK”, raporti i DASH, Basha: Korrupsioni, problemi më i madh kësaj qeverie
Artikulli tjetërBasha ironizon Rithemelimin: Të thërrasësh protestë kundër korrupsinit dhe të vendosësh në ballë të saj Ilir Metën? Ky është autogol