Lufta kundër krimit të organizuar/ Gazetari: Ndihma më e madhe SPAK i ka ardhur nga aplikacioni Sky, por kulmi do jetë kur të zbërthehen bisedat nga “Matrix”

Gazetari Xhevair Zhabina është shprehur se lufta ndaj krimit të organizuar nga ana e SPAK, do të ketë rezultate të tjera të rëndësishme, falë aplikacionit SkyECC.

 

Sipas tij,  një tjetër aplikacion, “Matrix” do të sjellë përgjime të tjera që do të ndihmojnë SPAK për të goditur grupet kriminale.

“SPAK është në një moment të rëndësishëm sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale. Janë goditur disa prej tyre, Durrësi është goditur më shumë. Lulzim Berisha është i arrestuar, Plaurent Dervishaj është i arrestuar, Suel Cela në Elbasan në kërkim, Altin Hajri në kërkim. Shkodra është e goditur nga SPAK. Prokuroria e Posacme ka nisur një luftë frontale kundër krimit të organizuar dhe ndihma më e madhe ka qenë aplikacioni Sky dhe aplikacione të tjera. Unë mendoj që pikun SPAK në luftë kundër krimit të organizuar do ta arrijë kur pranë SPAK do të vijnë bisedat e aplikacionit “Matrix”. Ajo që keni parë deri tani në SKy nuk do jetë asgjë”, tha gazetari në Open.

Artikulli paraprakSuperkompjuteri i OPTA parashikon Angli-Shqipëri, ja cilat janë shanset e kuqezinjve për një rezultat pozitiv në “Uembli”
Artikulli tjetërParalajmërimi i Bashës për ata që do guxojnë të prekin zgjedhjet, SPAK do t’i godasë pa mëshirë