“Lufta më e fortë bëhet brenda llojit”- Debatet e Bardhit dhe Nokës me Açkën, Baçi për Panorama TV: Në Komision u gabua. Për të rrëzuar Ramën duhen strategji, por ata po merren ende me…

I ftuar në studion e Panorama TV, analisti Agim Baçi foli për situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur edhe tek sherri në Komisionin e Medias mes deputetëve të opozitës.

Baçi tha se Bardhi dhe Noka gabuan me situatën e krijuar në komisionin, pasi ata nuk kishin mundësi ta ndërprisnin si proces, nëse do të kishin mundësi dhe pengesë do të ishte bërë Açka, atëherë do të kishte njëlloj sensi.

“Normalisht lufta më e fortë bëhet brenda llojit. Në këtë moment, ka akuza shumë më të forta ndaj Bashës, sesa ndaj Ramës. Ajo që ndodhi në Kuvend është brenda kësaj.

Në komisionin u gabua, sepse nëse Bardhi e Noka do të kishin mundësi ta ndërprisnin si proces dhe pengesë do të ishte Açka atëherë do të kishte sens, por në fakt nuk u arrit asgjë.

Të ngatërrosh lëvizjet e forta me ide të forta është gabim, ti i jep akoma më shumë komoditet qeverisë” tha Baçi.

Mungesë strategjie

Sa i përket aksionin të nisur prej disa muajsh nga opozita, analisti Baçi tha se gjatë kësaj kohe dhe përballë këtij kryeministri duhen gjetur strategji të reja, por ata jo vetëm që nuk ngritën strategji, por vazhdojnë të merren me hallin e Berishës.

“Kemi të bëjmë më një kryeministër arrogant që thotë kushtetuta jam unë. Në këto kushte duhej një strategji tjetër nga opozita, por jo që nuk u ngrit strategji, por u morën me hallin e Sali Berishës.

Si ka mundësi që një qeveri me kaq probleme, të vazhdojë do të qëndrojë ende kaq lart. Kush e ka fajin?

Në momentin që ti vazhdon me një aksion ku të mbështesin 200 vete, duhet të kuptosh që je refuzuar.

Zgjedhjet e 2021 ka qenë të dhunshme. Ka pasur një inxhiniering të madh të zgjedhjeve, por në 2021 nuk mbështetën më shumë Edi Ramën, por refuzuan opozitën.

Nëse ti bëhet alternativë për shqiptarët, nuk ka blerje voto që ta mohon fitoren.

Ti përballë kësaj qeveria, duhet të ngreshë një popull dhe këtë e bën me moral të lartë.

Unë mendoj se Berisha,që e kam votuar dhe unë, nuk duhet t’ia ngarkonte demokratëve hallin e tij demokratëve dhe për këtë jam i zhgënjyer”, thekson ai.

Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Pas disa kohëve në harresë pritet që të rinisë Komisioni i Reformës Zgjedhore, deklartën e parë këtë e bëri kryetari i PD zyrtare, i cili tha se në bashkëpunim me ndërkombëtarët ia dolën të bindin mazhorancën që të ulet në tavolinë, deklaratë kjo që u hodh poshtë nga të huajt.

Sipas Baçit, Basha me këtë deklarata ka shkelur në vijën e kuqe, pasi ndërkombëtarët nuk pranojnë merita. Sa i përket grupit të Rithemelimit, sipas analistët këta të fundit po i japin më shumë rëndësi bashkëkryearit sesa ideve për Reformën.

Në fund Baçi tha, se opozita duhet të ulë armë, pasi nuk e ka luksin për një luftë të brendshme.

“Ndoshta Basha me deklaratën e tij ka shkelur një vijë të kuqe, pasi ndërkombëtarët nuk duan që të marrin merita për ndërhyrjet e tyre.

Grupi i Rithemelimit po bën më të rëndësishëm bashkëkryetarin, se sa të japë ide për Reformën Zgjedhore.

Unë mendoj që opozita duhet të ulë armët, sepse nuk e ka luksin për luftë të brendshme” përfundon analisti.

Exit mobile version