Lufta midis Izraelit dhe Iranit për kontrollin e Lartësive Golan

Situata në Levantin arab dhe sidomos në zonën e Mashriqit, zonë që qysh nga koha e Portës së Lartë, tregonte rajonet aktuale të Izraelit, Palestinës, Sirisë, Libanit, Jordanisë, jugut të Turqisë, është e karakterizuar në këto javë të fundit nga një fermentim i konsiderueshëm. Një luftë, ajo siriane, që me sa duket po mbaron, por vatra të tjera po fillojnë të ndizen në të katër anët e rajonit. Në mënyrë të veçantë Lartësitë Golan duket se janë zona ku Izraeli dhe Irani mund të vendosin të rregullojnë çështje të hapura prej dekadash.
Një seri faktesh, në mënyrë të habitshme të përqëndruara gjatë javëve të fundit tregojnë një dinamicitet të caktuar që karakterizon të gjithë aktorët e rajonit. Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Irani dhe Rusia, drejpërsëdrejti nëpërmjet deklaratash zyrtare ose nëpërmjet aleatëve rajonalë, po lëvizin gurë në skakierë. Qendra nevralgjike e një dinamiciteti të tillë përfaqësohet nga Lartësitë Golan, zona malore kufitare në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë e pushtuar nga IDF-ja (Forca Mbrojtëse e Izraelit, shënimi im.) nga viti 1967 dhe e çmilitarizuar me Marrëveshjen për Çimpenjimin me ushtrinë siriane, e garantuar nga Kombet e Bashkuara dhe që i përket vitit 1974. Le të provojmë të vëmë në sekuencë disa prej këtyre fakteve dhe të mund t’u parashikojmë zhvillimet e mundshme.

Evakuimi i Helmetave të Bardha
Në natën midis 22 dhe 23 korrikut 2018, në Lartësitë Golan është zhvilluar një operacion spektakolar evakuimi i 442 helmetave të bardha, organizatë humanitare, për më tepër e diskutuar, që prej vitesh merret me asistimin e civilëve në zonat nën kontrollin e opozitës ndaj regjimit të Damaskut.
Qeveria siriane denoncon se operacioni, sipas regjimit e financuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga George Soros, në realitet përfaqëson një operacion kolosal të CIA-s për të mbështetur rebelët dhe terroristët islamikë. Efektivisht, prej vitesh helmetat e bardha, nëpërmjet një përdorimi të zgjuar të mediave sociale, denoncojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës e kryera nga forcat e Bashar al Assad: bombardime të pakontrolluara, tortura, vrasje dhe përdorim armësh kimike, përfshi sulmin e diskutuar me klor dhe me gaz nervor në Ghouta lindore të Douma në prillin e këtij viti.

442 të evakuuarit (në fillim ishte folur për 800), vinin nga zona e Daraa, ku trupat qeveritare siriane të mbështetura nga rusët dhe nga Hizballahu, po luftojnë një prej betejave të fundit vendimtare për ripushtimin e një prej pjesëve të pakta të territorit sirian akoma në duart e rebelëve. Njerëzit që i përkisnin organizatës humanitare dhe familjet e tyre kanë mundur të hyjnë në Jordani drejtpërsëdrejti nga zona e Daraa, megjithatë duke u bërë fjalë për një zonë të kontrolluar nga Hizballahu e nga trupa qeveritare siriane dhe, duke ia pasur frikën raprezaljeve, kanë siguruar hyrjen në Izrael nëpërmjet Qafës së Kuneitra, nëpërmjet rripit të sigurisë mbi Lartësitë Golan. Duke i pritur kanë qenë ushtria izraeliane dhe mediat. Operatorë humanitarë dhe familje janë marrë në dorëzim dhe janë shoqëruar deri në kufirin me Jordaninë. Nga Jordania të evakuuarit do të marrin rrugën e Gjermanisë e të Kanadasë.
Natyrisht që operacioni i Izraelit ka pasur miratimin amerikan dhe ka përfaqësuar një skup të mirë publicitar për shtetin hebraik. Në të njëjtën mënyrë nuk është i qartë roli i luajtur nga Rusia. Burimet ruse e kanë hedhur poshtë faktin se ka pasur miratim të Moskës për evakuuimin, megjithatë duket e vështirë që një operacion i tillë të ketë ndodhur pa konsensusin rus.

Sulm izraelian mbi Masyaf
Më 22 korrik, pak orë përpara operacionit të evakuuimit nëpërmjet Lartësive Golan, aviacioni izraelian ka bombarduar një pikë siriane në qytetin Masyaf në krahinën Hama. Bëhet fjalë për të njëjtën pikë të goditur tashmë në shtatorin e 2017, ku inteligjenca izraeliane thekson se prodhohen armë kimike. Operacioni duket se ka pasur një zhvillim të mëtejshëm më 5 gusht, atëhere kur një bombë ka vrarë gjithmonë në Hama Gjeneralin Aziz Asbar, shkencëtar sirian në krye të qendrës kërkimore të Masyaf, pse jo – sipas burimeve të afërta me opozitën siriane – e një program për zhvillimin e prodhimit të raketave tokë – tokë me rreze të shkurtër në bashkëpunim me Iranin. Roli i shkencëtarit dhe atribuimi i vdekjes së tij një operacioni izraelian natyrisht që është i gjithi për t’u verifikuar.

Vizita e Lavrov në Izrael
Gjithmonë të njëjtat orë (më 23 korrik), befasisht Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valeri Guerassimov, ka shkuar për vizitë në Jeruzalem për t’u takuar me Binyamin Netanyahu, edhe ky i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman.
Nga noftimet e pakta për takimin, është e hipotezueshme se Netanyahu dhe Lavrov kanë diskutuar për situatën që po përvijohet në kufirin midis Sirisë dhe Izraelit, domethënë për zonën në Lartësitë Golan. Ajo që e preokupon Izraelin nuk është edhe aq rikthimi i trupave të al Assad në zonë sesa prania e Hizballahut libanes dhe e kuadrove të Forcës Quds, trupat speciale e Gardianëve të Revolucionit të pranishme në Siri dhe nën komandën e Gjeneralit Qasem Soleimani.
Lavrov duket se i ka premtuar Netanyahu 100 kilometra zonë kushinetë brenda së cilës milicitë e Hizballahut nuk duhet të penetrojnë. Vlen të kujtohet se Lartësitë Golan janë nën kontrollin izraelian nga lufta e vitit 1967, posedim i theksuar më tej nga pëfundimi fitimtar i Luftës së Yom Kippur (1973). Nga viti 1974, nëpërmjet reparteve të UNDOF-it (United Nations Disengagement Observer Force), Kombet e Bashkuara garantojnë në Lartësitë Golan kontrollin e një rripi sigurie të çmilitarizuar, ku as izraelianët, as sirianët nuk mund të penetrojnë. Premtimi i Lavrov do të sillte 100 kilometra të mëtejshme sigurie, por në Izrael ka skepticizëm.

Patrulla ruse në Lartësitë Golan
Premtimet menjanë, Rusia është e vendosur që ta luajë deri në fund lojën e saj në Siri. Risia e këtyre orëve të fundit përfaqësohet nga prania e 8 patrullave të formuara nga ushtarë çeçenë të inkuadruara midis trupave ruse që Moska ka vënë për patrullimin e Lartësive. Patrullat çeçene u shtohen atyre të Kombeve të Bashkuara pa qenë parashikuar/ndarë kurrfarë integrimi. Rrethana është kurioze dhe nuk është e qartë nëse një risi e tillë është frut i bisedimeve midis Netanyahu dhe Lavrov apo nëse bëhet fjalë për një iniciativë ruse të prirur që të rishënojë rolin e rinovuar në rajon.
Helmetat blu të UNDOF-it kanë mundur gjithësesi të kryejnë, pas 6 vitesh të mira, patrullimin e parë në zonën e vijës së çimpenjimit midis Sirisë dhe Izraelit të shoqëruar nga policia ushtarake ruse. Ai që e ka referuar ka qenë Gjenerali Sergej Rudskoy, Shef i Komandës Operative të Shtabit të Përgjithshëm rus. sipas oficerit të lartë, forcat siriane kanë rimarrë kontrollin e plotë të zonës, duke krijuar kushtet për rifillimin e misionit të Kombeve të Bashkuara edhe mbi anën siriane të Lartësive Golan. Misioni ishte ndërprerë pasi rebelët sirianët kishin kidnapuar 21 helmeta blu në 2011, duke i lëshuar pas 4 ditësh.
Përtej propagandës së Moskës dhe vullnetit për t’ju treguar botës si agjentë të rivendosjes së ligjshmërisë ndërkombëtare, cili është përfitimi për Moskën që të vihet në mes midis Izraelit dhe milicive shiite? Dhe sidomos a ka për të fituar apo Izraeli që e vë sigurinë e vet në duart e rusëve?

Rreziku i një incidenti
Në të njëjtat orë kur zhvilloheshin bisedimet Netanyahu – Lavrov, sistemi mobil i mbrojtjes antiraketore izraeliane “David’s Sling” vihej në veprim për të provuar që të interceptonte dy raketa ruse SS 21, të qëlluara nga Siria në drejtim të Lartësive Golan. Të dyja kanë rënë më pas në territorin sirian. Nuk është e qartë se cili ishte objektivi i raketave të tilla.
Pak ditë më vonë, më 24 korrik, një avion Sukhoi që do të shkelte kufirin izraelian me disa kilometra është rrëzuar nga një bateri raketash Patriot izraeliane, mbi Lartësitë Golan. Avionic rus, por në përdorim të trupave të al Assad, ishte impenjuar në përplasjet me forcat rebele akoma të pranishme në zonë, ka mundësi milicë të ISIS-t të pranishëm në zonën Yarmouk.
Këto dy episode demonstrojnë sesi përtej vullnetit rus për të shërbyer si arbitër, nervozizimi izraelian në zonë rrezikon që të prodhojë incidente serioze, edhe pse në muajt e fundit kanë qenë të shumta inkursionet e avionëve me Yllin e Davidit në territorin sirian për të goditur bazat iraniane.
Luftë me intensitet të ulët dhe ndërmjetësim rus. Për momentin…
Duke dashur që ta përmbyllim, është e mundur të pohohet se Irani dhe Izraeli kanë zgjedhur Sirinë si terren përplasjeje në të cilin të testojnë dinamikat respektive të forcës. Problem është nëse të dy konkurrentët dhe elitat respective politike do të dijnë të ruajnë gjakftohtësinë, duke shmangur që konflikti të marrë një formë më të drejtpërdrejtë.
Eskalimet e e mëtejshme ka mundësi që mund të jenë dy:

– Një aksion i aivionëve izraelianë në territorin Iranian për të goditur instalimet atomike. I pamundur, të paktën në këtë fazë;
– Një aksion penetrimi izraelian në territorin siriane në anën e Lartësive Golan të kontrolluara nga damasku.
Sigurisht që duket e qartë të përcaktohet nëse aksioni i dytë është më i munduri. Megjithatë është sigurisht në linjë me doktrinën strategjike të shtetit hebraik.
Përtej përplasjeve dhe provokimeve, Izraeli është në fakt i impenjuar prej muajsh në një aksion tipik frenimi të penetrimit iranian në Siri dhe ka mundësi që kërkon tek Rusia spondin që një gjë e tillë të ketë sukses. Pavarësisht kësaj, ka mundësi që është duke përgatitur operacione në shkallë më të gjerë. Në fakt, disa burime sinjalizojnë një forcim të 210/a Divizionit Bashan në ruajtje të Lartësive Golan. E kotë të kujtohet sesi doktrina izraeliane parashikon aksione roll back. Operacioni “Paqe në Galilea” i vitit 1982, pushtimi i jugut të Libanit i vitit 2006 dhe pushtimi i Gazas në vitin 2009 i janë shembujt.
Një gjë është rivendosja e një statuskuoje që shikon sërish Divizionin Bashan të ndeshet me trupa të rregullta të Damaskut me OKB-në në mes, një gjë tjetër është të pranosh që forcat Pasdaran dhe Hizballahu të istalohen në Lartësitë Golan siriane dhe nga aty të organizojnë operacione pemetrimi në Galilean e Sipërme. Nga ana tjetër, drejtuesit ushtarakë të Republikës Islamike nuk e fshehin vullnetin për ta vendosur më tej zonën e tyre të influencës mbi të gjithë Levantin arab.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version