Rama do ishte ai që do akuzohej nga OSBE se ka 200 milionë euro të fshehura në kompanitë offshore përtej oqeanit, por kjo shifër është publikuar para rreth dy vjetëve. Në këto shifra nuk janë futur shpenzimet qeveritare të luksit, rikonstruksione qindra miliona euroshe, fasada me të cilat duhet të ishte zgjidhur përfundimisht problemi i strehimit në këtë vend e kështui me radhë
Rama ska dhënë ende përgjigje për shifrat marramendëse që ka lënë në dorë të Vilma Nushit dhe një grupi oligarkësh që punojnë për të, dhe sot jep leksione të luftës kundër korrupsionit
Edi Rama prej ditësh ka nisur një tur të “takimeve me njerëzit” ku preferon të flasë për korrupsionin, në administratë njësoj si të ishte kryetar i ndonjë partie në opozitë dhe jo përgjegjësi kryesor për këtë fenomen. Dje nga Shkodra, me pyetje të porositura ka sulmuar dhe një herë sistemin gjyqësor, por edhe kryetaren e Bashkisë së qytetit verior Voltana Ademi. Një ditë më parë ishte në Bulqizë, ku përdori të njëjtën gjuhë për korrupsionin, sikur kërkon të lajë duart nga gjithçka ka ndodhur në këto katër vjet në këtë vend.
Korrupsioni
Lufta kundër korrupsionit duhet të nisë pikërisht nga vetë koka që qëndron në majë të gjithë kësaj piramide rryshfeti dhe vjedhjeje, që është vetë Edi Rama. Në rast se ka një ideator për koncesionet në shëndetësi që është Ilir Beqja, ai këtë e ka bërë me firmën e Ramës. Në rast se qehajai i drogës në të gjithë vendin ishte Sajmir Tahiri, pronari i saj real ishte vetë Edi Rama. Në rast se shkopi për katrahurën e ndërtimeve që po bëhet në Tiranë është Erion Velija, dora që e drejton është Edi Rama, e kështu me radhë. Rama do ishte ai që do akuzohej nga OSBE se ka 200 milionë euro të fshehura në kompanitë offshore përtej oqeanit, por kjo shifër është publikuar para rreth dy vjetëve. Në këto shifra nuk janë futur shpenzimet qeveritare të luksit, rikonstruksione qindra miliona euroshe, fasada me të cilat duhet të ishte zgjidhur përfundimisht problemi i strehimit në këtë vend e kështui me radhë. Rama ska dhënë ende përgjigje për shifrat marramendëse që ka lënë në dorë të Vilma Nushit dhe një grupi oligarkësh që punojnë për të, dhe sot jep leksione të luftës kundër korrupsionit.
Banka e Lindës
Shqipëria është i vetmi që ka një kryeministër, ku bashkëshortja e të cilit është vënë në krye të një banke, e cila ka dyshime të forta se përdoret për pastrimin e parave. Ishin këto banka, të cilët në dy javët e fushatës, nxorën prej tyre në mënyrë të pakontrolluar jo pak, por më shumë se 150 milionë euro. Pronarët e bankës ashtu si dhe kompanitë e Ramës rezultojnë në regjistrat offshore të ishujve Virxhin. Pronësia e saj është e pagjurmueshme, pasi kalon përmes parajsave fiskale. Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht. Por në rastin e ABI Bank, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015. Banka Amerikane e Investimeve zotërohet 100 për qind nga një fond financiar i quajtur Tranzit sh.p.k. Por ky i fundit, zotërohet nga 3 aksionerë, një shtetas shqiptar me emrin Andi Ballta dhe dy fonde të tjera, NCH Balkan Fund dhe New Century Holding. Të dy këto fonde, të cilat zotërojnë 70 për qind të Bankës Amerikane të Investimeve janë të regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman. NCH Balkan Fund, L.P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Askush nuk e di se kush qëndron pas NCH Balkan Fund dhe New Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale. Ky fakt ngre dyshime të forta. Kush qëndron pas ABI Bank dhe pse BSH pranoi të licencojë një bankë nga parajsat fiskale?
“Follow the Money”, përse i duhet Ramës një bankë?
E pra është e thjeshtë. Mjafton një vullnet i organeve ligjzbatuese që kryeministri të përfundojë para ligjit. Mjafton të ndiqet parimi “Follow the money” (ndiq paratë) dhe atëherë do shikohet se përse i duhet kryministrit të një vendi kontrolli i një banke. Deklaratat e tij të pasurisë nuk vlejnë për asgjë, teksa të gjithë e njohin jetën luksoze të tij, hapjen e ekspozitave qindra mijëra euroshe etj. Në këtë vend mendohet se vetëm në vitin 2016 kanë qarkulluar sipas shifrave zyrtare 2 miliardë euro të ardhura nga trafiqet e paligjshme. Natyrisht, duhet një bankë për t’i pastruar ato. Specialistët shprehen se dy janë rrugët ku pastrimi i parave është më eficent. Nëpërmjet bankave, ose sektori i ndërtimit. Janë dy sektorë, të cilët mund të qarkullojnë miliona pa u vënë re. Natyrisht janë dhe kazionotë, por këto të fundit, u shërbejnë më shumë trafikantëve të vegjël, të cilët pastrojnë shuma 10-20 apo 30 mijë euro. Ndërsa banka është rruga më e lehtë. Bankierët e dinë fare mirë se në rast se një shumë parash futet në bankë, ajo është automatikisht e pastruar. Këtë, pavarësisht deficiteve që ka në ekonomi e ka kuptuar dhe kryeministri.