Lufta në Lindjen e Mesme, OBSH: Izraeli nuk lejon mjekët e kualifikuar të hyjnë në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se Izraeli nuk po lejon hyrjen në Gaza për mjekët që duan të shërbejnë në spitalet e ndodhura në Rripin e Gazës.

OBSH bën me dije se që prej muajit gusht kërkesat nga tetë organizata me më shumë se 50 mjekë specialist janë refuzuar për shkak të bllokadës së Izraelit ndaj enklavës palestineze.

CNN raportoi më herët se në mesin e organizatave që iu mohua hyrja në Rripin e Gazës ishte edhe PANA (Shoqata Mjekësore Palestineze Amerikane), e cila ofron shërbime mjekësore për palestinezët në nevojë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo është hera e parë që Izraeli refuzon organizatat të marrin pjesë në një fushatë ndihme për popullsinë e Rripit të Gazës.

Artikulli paraprakSHBA, si votojnë shqiptarët/ Zgjedhjet presidenciale: Me rëndësi Kosova dhe politika e jashtme
Artikulli tjetërS’e deshën komunizmin, si u përndoqën nga diktatura pasardhësit e Isa Boletinit! Historia e djemve dhe mbesës së heroit kombëtar!