Lufta në Ukrainë, kreu i NATO-s: Putini po përshkallëzon retorikën dhe veprimet e tij të pamatura! Nuk është i interesuar për paqe

“Putini po përshkallëzon retorikën dhe veprimet e tij të pamatura,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në një konferencë shtypi përpara Samitit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

 

Ai vuri në dukje se Ukraina po hyn në një dimër tjetër kritik dhe se agresioni rus nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje, por të kundërtën.

Ai deklaroi se Rusia po përdor Ukrainën si një terren testimi për raketat e saj eksperimentale dhe kthimin e ushtarëve të Koresë së Veriut për këtë luftë të paligjshme.

Mark Rutte gjithashtu nënvizoi se Putini nuk është i interesuar për paqen, ndërsa tha “ai po ushtron presion duke u përpjekur të kapë më shumë territor”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi gjithashtu se është e rëndësishme të rritet ndihma ushtarake për Ukrainën.

Artikulli paraprakPlane apo përralla për destabilizim në Maqedoninë e Veriut?! Analiza e REL: Politika ndez fitilin! Kush po i hedh benzinë zjarrit
Artikulli tjetërSezoni i qumështit të bletës, shëruesi magjik i shumë sëmundjeve