Lufta në Ukrainë/ Raketat ruse godasin pallatin! Vritet nëna me tre fëmijët e mitur, njëri prej tyre dy muajsh

Një grua dhe tre fëmijët e saj u vranë në apartamentin e tyre nga një sulm me raketa ruse në Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky në Ukrainën qendrore-lindore, sipas të dhënave të publikuara sot nga autoritetet ukrainase.

 

Një raketë ruse shkatërroi një pjesë të një ndërtese apartamentesh dje në mëngjes.

Guvernatori i qarkut njoftoi në mbrëmje se një grua u gjet e pajetë nën rrënoja. Gjithashtu nën rrënoja u gjetën edhe 14 persona të tjerë të lënduar.

Ekipet e shpëtimit gjetën më vonë trupat e tre fëmijëve të saj, thanë autoritetet sot teksa njoftuan përfundimin e operacionit të shpëtimit.

 

Bëhet fjalë për dy djem të moshave dy dhe dhjetë vjeç dhe një vajzë dy muajshe.

Gjyshja e fëmijëve tha për mediat lokale se babai i të miturve i mbijetoi bombardimeve ruse, pasi në momenti kur raketa ra në apartament ai ndodhej në një dhomë tjetër.

“Sulmi i djeshëm në Creevy Rich mori jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj… Vetëm babai mbijetoi. Është një dhimbje e papërshkrueshme!…Ngushëllime të afërmve”, tha përmes Telegram komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets.

Rusia ka goditur zonat civile anembanë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022.

Ky konflikt i armatosur, më i keqi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, si ushtarakë ashtu edhe civilë, në Ukrainë.

Exit mobile version