Lufta në Ukrainë! Shefja e diplomacisë së BE-së: Kushtet e vendosura nga Rusia për armëpushimin tregojnë se Moska nuk dëshiron paqe!

Kushtet që Rusia po vendos për të rënë dakord për një armëpushim në luftën në Ukrainë tregojnë se Moska nuk dëshiron vërtet paqe, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kalas.

 

Kushtet që ata paraqitën – tregojnë se ata nuk duan realisht paqen, sepse paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta,” u tha Kallas gazetarëve në Bruksel.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar bisedën e tij të parë me Vladimir Putinin , teksa po zhvillohen negociatat e paqes për Ukrainën.

Trump tha se telefonata me Putinin do të mbahet nesër, e martë (18 mars).

“Do të shohim nëse kemi ndonjë gjë për të shpallur, ndoshta të martën. Unë do të flas me Presidentin Putin të martën,” u tha Trump gazetarëve ndërsa po udhëtonte me linjën e “Air Force One” nga Florida në Uashington.

Exit mobile version