Basha: Rezistencë krimit, i lidhur me Ramën /Lufta për drogën, 5 të vrarë brenda muajit, vritet 31 vjeçari

Fuqizimi i bandave të drogës ka konsoliduar pushtetin e tyre, duke i shndërruar në kartele të mirëfillta droge e duke rritur edhe rivalitetin mes tyre. Ashtu si kartelet në Kolumbi apo Meksikë, edhe në Shqipëri, trafiku i drogës po shndërrohet në industri dhe fenomeni i kartelit po sjell në mënyrë të shpeshtë përplasje e përleshje të dhunshme midis bandave deri në vrasje. Vetëm muajt e fundit, numërohen rreth 5 vrasje me armë zjarri për shkak të konflikteve me trafikun e drogës. Konflikt për parcelat e drogës, konflikt për kontrollin e territorit për kultivimin apo edhe për shpërndarjen e drogës, konflikt për uljen e çmimit etj., janë bërë shkak i këtyre vrasjeve. Viktimat janë kryesisht të rinj, të cilën janë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës e që përdoren nga “kokat” e mëdha të kartelit për të përfunduar punët e pazaret e narkotrafikut.
Këto përplasje të frikshme po shndërrohen në një fenomen. Të njëjtat skema ashtu si në kartelet famëkeqe të drogës në Kolumbi, ku çdokush që shihet si rival e që kërcënon terrenin e drogës, i zihet pritë dhe ekzekutohet.
Dy vrasje kanë ndodhur këtë muaj, qartësisht për shkak të parcelave me drogë. Elidjan Pashaj nga Mallakastra u vra në Këlcyrë nga një trafikant që kishte zaptuar tokat atje të mbjella me kanabis.
Policia deklaroi se 28-vjeçari Pashaj nga Mallakastra u vra në Këlcyrë për shkak të një sherri me krushq të tij për shkak të kullotave. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe. I detyruar nga varfëria, nga mjerimi, nga papunësia e krijuar nga kjo qeveri, ishte i detyruar të punonte në një parcelë droge në Këlcyrë. Aty ra viktimë e një trafikanti të njohur, i cili shkonte nga Durrësi në Këlcyrë dhe mbillte rrënjët e kanabisit, nën bekimin e shefave të policisë.
Altin Llani nga Fieri u vra në Tepelenë, pikërisht për tokat e mbjella me kanabis. Shumë përplasje e sulme me armë që po ndodhin pothuajse çdo ditë në vend, në fshatra e qytete, kanë si motiv pikërisht zonat e influencës dhe pazaret e drogës. Edhe lufta me armë në mes të Shkodrës në mesin e muajit gusht ndodhi për shkak të drogës. Dy ditë më parë, një tjetër i ri u vra në Dukagjin në një përplasje me armë për plantacionet e drogës.

Dukagjin, 31-vjeçari vritet nga kushërinjtë për parcelat e drogës

Konfliktet për parcelat me kanabis ishte motivi i vrasjes së Gjok Arrës nga vëllezërit Luigj Bludaj, 31 vjeç dhe Çesk Bludaj, 37 vjeç banues të dy në fshatin Gjuraj të Dukagjinit. Krimi ndodhi më 15 shtator të 2016 dhe atë ditë policia u shpreh se vrasja ndodhi për konflikte pronësie. Por burimet shprehen se konflikti mes familjes Arra dhe Bludaj kishte nisur një muaj më parë, për parcela të mbjella me kanabis në tokë pa pronar. Gjok Arra, dyshohet se kishte kryer një investim prej 80 mijë eurosh, në një prej këtyre parcelave në zonat e thella të Dukagjinit. Kjo kishte hapur debate mes palëve, madje 31-vjeçari. Arra i kishte akuzuar vëllezërit Bludaj se e kishin denoncuar atë në polici, gjë që solli edhe asgjësimin e disa parcelave të tij, në afërsi të fshatit Gjuraj ku dhe ata jetonin. Por përplasjet mes viktimës dhe vrasësve nuk mbaronin me kaq. Këta të fundit e akuzonin Arrën se u kishte vjedhur disa rrënjë kanabis në parcelat e tyre. Këto përplasje sollën të enjten edhe vrasjen e 31-vjeçarit. Një prej vëllezërve, Luigj Bludaj u dorëzua mbrëmjen e djeshme, pas negociatave me policinë. Ndërkohë, policia e ka shpallur vëllain tjetër në kërkim dhe vijon kontaktet me familjarët, që ta binin këtë të fundit për t’u vetëdorëzuar.

Basha: Rezistencë krimit, i lidhur me Ramën

Droga dhe narkotrafiku po shkatërrojnë shoqërinë dhe po rrënojnë vendin. Kryetari i PD, Lulzim Basha ftoi të gjithë shqiptarët të bashkohen në luftën kundër krimit dhe rrënimit të vendit, ndërsa shprehu shqetësimin se droga dhe trafiku i saj po shkatërrojnë shoqërinë e njëkohësisht po fuqizojnë krimin.
“Një 31-vjeçar u ekzekutua para pak ditësh në Dukagjin, i vrarë nga dy të afërm. Arsyeja: konfliktet për kanabisin. Është viktima e pestë gjatë këtyre muajve për shkak të drogës. Fatkeqësisht, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet. Droga dhe narkotrafiku sjellin veç një gjë: shkatërrim të jetës, të shoqërisë dhe të pasurive të vendit. Kështu ka ndodhur kudo në botë; kështu po ndodh edhe në Shqipëri.
Droga po vret, madje nuk po kursen as brenda familjes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikantëve.
Droga po shkatërron shoqërinë duke i kthyer njerëzit e zakonshëm madje edhe fëmijët në shkelës të ligjit dhe në kriminelë.
Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre.
Droga po shkatërron procesin politik: sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët.
Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota.
Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit.
Shqipëria do të shuhet nëse e lëmë në dorë të krimit. Shqipëria nuk ka të ardhme me Edi Ramën. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”.

Vrasjet, nga konfliktet për territorin tek çmimi i drogës

Konflikt për parcelat e drogës, konflikt për kontrollin e territorit për kultivimin apo edhe për shpërndarjen e drogës, konflikt për uljen e çmimit etj., janë bërë shkak i këtyre vrasjeve. Viktimat janë kryesisht të rinj, të cilët janë të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës e që përdoren nga “kokat” e mëdha të kartelit për të përfunduar punët e pazaret e narkotrafikut.

Policia fsheh motivet e ngjarjeve
Grupet kriminale në Shqipëri funksionojnë si një rrjet i mirorganizuar me lidhje të forta me elitën qeveritare dhe policore. Për të minimizuar goditjen ndaj bandave dhe karteleve të drogës, policia ka zgjedhur metodën e fshehjes së motiveve të vërteta të vrasjeve, në rastet kur ato lidhen me prishjen e marrëveshjeve apo me çështje të tjera të trafikut të drogës. Policia kujdeset që në komunikatat e saj për shtyp të jetë e rezervuar në dhënien e motiveve të vrasjeve në përpjekje për t’i trajtuar si vrasje për motive për motive të dobëta.
Por ka dhe raste të tjera, të cilat policia përpiqet të mbajë këto vrasje jashtë vëmendjes së medias dhe opinionit publik duke mos publikuar asnjë të dhënë mbi atë se çka ndodhur. E lidhur ngushtë me trafikantët e drogës, policia është shndërruar në urën kryesore të bashkëpunimit në mbarëvajtjen e gjithë procesit që nga kultivimi i kanabisit në parcela dhe deri tek transporti i tyre jashtë vendit.
Grupet kriminale që merren me trafikun e drogës tashmë janë më të sofistikuar ndërsa kanë vendosur lidhje të qëndrueshme me individë të korruptuar brenda agjencive ligjzbatuese, si dhe qeverinë. Ky pushtet i ka shndërruar këto kartele në mekanizma të fuqishëm në duart e qeverisë, i cili i përdor ato për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.

Trafikanti i njohur nga Durrësi vrau 28-vjeçarin në Këlcyrë
Policia u mundua ta fshehë ngjarjen, ku 28-vjeçari Elidjan Pashaj nga Mallakastra, i detyruar nga varfëria, nga mjerimi, nga papunësia e krijuar nga kjo qeveri, ishte i detyruar të punonte në një parcelë droge në Këlcyrë. Aty ra viktimë e një trafikanti të njohur, i cili shkonte nga Durrësi në Këlcyrë dhe mbillte rrënjët e kanabisit, nën bekimin e shefave të policisë. Në Këlcyrë të Përmetit, në një rreth të qetë ku prej vitesh nuk kanë ndodhur vrasje, por që vitin e fundit.

Atentati mafioz, shkak ulja e çmimit të drogës
Pak muaj më parë, një atentat me dy të vrarë tronditi Tiranën. Dy të rinj, një vajzë dhe një djalë u ekzekutuan gabimisht, ndërsa objektivi i vrasësve, Elvis Gaçaj mbeti i plagosur. Shkak ishin pazaret e drogës e konkretisht ulja e çmimit të kokainës, nga rrjeti ku bënin të rinjtë.
Për Elvis Gaçajn, 40-¬vjeçari që mbeti i plagosur në makinën ku u vranë gabimisht dy persona të tjerë, atentati nuk ishte i pari që i bëhej. Në dy vjet ai u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga atentati i fundit, sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv. Në të parin u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk u realizua.

Konfliktet për drogën, masakrimi i 37-vjeçarit nga Devolli
Më dhjetor të 2015, ekzekutohet me një plumb në kokë, Jani Kollçinaku, i njohur si trafikant droge, pasi është dënuar më parë me 6 vite burg. Kollçinaku, 37-vjeçar nga fshati Miras i Devollit, u gjet i pajetë në mëngjesin e një të shtune në dhjetor të 2015, në aksin rrugor Korçë-Bilisht pranë nënstacionit elektrik të Zëmblakut. Sipas ekspertëve, dyshohet se vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës, i hedhur në një kanal në anë të rrugës kryesore. Kollçinaku, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit”, u gjet nga disa banorë të zonës aty pranë, të cilët njoftuan policinë, ku evidentoheshin lehtë plagët në kokë. Jani Kollçinaku apo ndryshe i njohur si Jani i Mirasit ishte një person i skeduar në precedentin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Trupi i tij u gjet i pajetë me shenja dhune, në një kanal buzë rrugës Korçë-¬Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Arben Shahini

Exit mobile version