Në një postim në profilin e tij facebook, anëtari i kryesisë së PD-së, njëkohësisht analisti dhe pedagogu i njohur, Fitim Zekthi, thotë se drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, u zgjodh në atë post vetëm pas futjes trysnuese në lojë të ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Rama, -shkruan Zekthi, – kishte luftuar egërsisht të mos zgjidhej Dumani, madje kishte njoftuar edhe mbarimin e mandatit të ambasadores amerikane.
Sipas Zekthit, tani është e qartë se pse Rama është tmerruar, se pse i thirri kandidatët për drejtues të SPAK-ut në zyrë, sikur t’i kishte vartës dhe pse Altin Dumani nuk i shkoi.
“Edhe tani Rama po flet perdite kunder “Republikes se SPAK”. Edhe tani Rama po perpiqet perdite ta njollose duke thene se gjasme ai eshte autori i reformes ne drejtesi. Eshte e kote ka nisur ducka qe nuk ndalet dot, nuk ndalet sepse eshte e drejte, nuk ndalet sepse e perkrahin SHBA -te por, me kryesorja, edhe e duan me shpirt njerezit. Ka nje vit qe Rama humbi qetesine dhe gjumin, ka nje vit qe politikanet e larte kane humbur paprekshmerine. Kjo eshte shume pas 32 vitesh kontroll te plote te prokurorise dhe gjykatave prej tyre.” – e përfundon shkrimin e tij Fitim Zekthi.
Më poshtë postimi i plotë i pedagogut Fitim Zekthi:
Bash vjet ne nji dite dhjetori si e sotmja u zgjodh drejtuesi SPAK, Altin Dumani. Ai u zgjodh me vetem nje vote diference dhe me futjen e befte dhe trysnuese te ambasadores amerikane Yuri Kim. Rama kishte luftuar egesisht qe te mos zgjidhej Dumani, kishte bere gjithcka qe te zgjidhej Kondili. Rama kishte arritur te bente dicka te padegjuar deri me sot, kishte thene se ambasadores amerikane i mbaron mandati tani.
Ai u kishte bërë njerezve qe do zgjidhnin drejtuesin e SPAK qe te mos ndikohen nga SHBA, qe te mos kene “frike” nga ambasadorja sepse ajo e mbaroi mandatin, se ata kishin Ramen. Mbarimin e mandatit te ambasadorit amerikan e njofton Departamenti i Shtetit, jo kryetari i qeverise se vendit ku ai sherben. Yuri Kim reagoi brutalisht dhe tha se do te rrije me gjate, Departamenti do ta lejoje edhe ca kohe. Rama thirri ne takim tre kandidatet per drejtues te SPAK, sikur ti kishte vartes. Dumani nuk shkoi. Aq fort punoi Rama qe te zgjidhej Kondili, ai qe donte Rama, jo ai qe donin amerikanet, sa edhe pas qendrimeve te ashpra amerikane njeriu i Rames humbi me vetem nje vote.
Tani duket qarte pse ishte i tmerruar Rama, tani duket qarte pse ai donte nje drejtues tjeter te SPAK. Ate thjesht e ka tmerruar ideja se po vdes nje kohe kur politikanet e larte ishin te paprekshem. Edhe tani Rama po flet perdite kunder “Republikes se SPAK”. Edhe tani Rama po perpiqet perdite ta njollose duke thene se gjasme ai eshte autori i reformes ne drejtesi. Eshte e kote ka nisur ducka qe nuk ndalet dot, nuk ndalet sepse eshte e drejte, nuk ndalet sepse e perkrahin SHBA -te por, me kryesorja, edhe e duan me shpirt njerezit. Ka nje vit qe Rama humbi qetesine dhe gjumin, ka nje vit qe politikanet e larte kane humbur paprekshmerine. Kjo eshte shume pas 32 vitesh kontroll te plote te prokurorise dhe gjykatave prej tyre.