Luftë mes bandave në Kavajë, vritet një kalimtar, 6 të plagosur, krimi bën ligjin

Vendi ndodhet jashtë kontrollit të policisë. Dy grupe rivale janë përplasur me armë në qytetin e Kavajës dhe si pasojë ka hmbur jeten një person i cili mendohet se nuk kishte lidhje me konfliktin, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4 të qytetit të Kavajës.

Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 50-vjeç, kalimtar i rastit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë. Ndërkohë që gjatë përplasjes me armë zjarri mes dy grupeve në Kavajë, është vrarë një i pafajshëm dhe janë plagosur edhe 6 përsona te tjerë.

6 të plagosurit u transportuan nga patrulla e policisë dhe u dërguan në spitalin e Durrësit, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Dyshohet se personi që ka mbetur i vrarë nuk ka lidhje me personat e konfliktuar, dhe ka qenë kalimtar i rastit.

Paraprakisht thuhet se ka pasur një përplasje mes dy grupeve të armatosura, po nuk ka ende identitete të personave të përfshirë.

Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.

Sipas burimeve personat që kanë qenë pjesë e kësaj ngjarje janë të njohur për policinë e Kavajës, pasi janë përfshirë dhe në ngjarje të tilla të mëparshme.

Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe dhe është bërë e mundur arrestimi i një prej autorëve të dyshuar të vrasjes.

Exit mobile version