Luftë minerale

Europa dhe Shtetet e Bashkuara duan të arrijnë carbon neutrality brenda vitit 2050. Në këtë tranzicion energjitik drejt një ekonomie të gjelbër dhe një mobiliteti të mbështetshëm qëndron në mes një sasi e madhe metalesh të rralla, të cilave Kina i mban (thuajse) monopolin. Zgjidhja? Sovraniteti minerar është një rrugë e mundshme, por që fsheh një paradoks: t’i prodhosh në shtëpi është vërtet ndotëse.

Cigarja i varet midis buzëve, i mbuluar me baltë nga koka deri tek këmbët, një kinez mesoburrë zbret nga një pirg i vogël minerali. Thuajse zhduket në ngarkesën që mban në ekuilibër midis shpatullave. Është shtatshkurtër, megjithatë muskuloz, dhe me një kthesë të mirëstudiuar e lëshon thesin e madh në një kamion të drejtuar për tek qendra e shpërbërjes. Me një theksin paksa retorik, mund të thuhet se mbi atë shpinë të dobët është ngarkuar pesha e tranzicionit energjitik të planetit. Është një minator nga Provinca Jiangxi, në jug të Kinës, një prej qendrave nevralgjike të prodhimit të metalit në botë. Në atë thes me pluhur ka dhe, shkëmb dhe minerale. Një përzierje që e përpunuar dhe e procesuar bëhet karburanti i domosdoshëm i ekonomisë së sotme dhe sidomos i së ardhmes tonë. E kishte parashikuar mirë Ten Hsiao Pini, arkitekti i vërtetë i superfuqisë kineze. Në vitin 1992 tha: “Lindja e Mesme ka naftën, ne metalet e rralla”. Në zhargonin e sektorit, i quajnë edhe vitamina ose specie, por është një eufemizëm: efekti që kanë është i më të fortit të stereoidëve. Dhe kjo vlen sidomos për mineralet e rralla, grupi më i fuqishëm i këtyre metaleve. I bëjnë lidhjet më të forta, më rezistente, më të lehta, më magnetike, më përçuese. Një spërkatje me neodimium në hekur apo në borium prodhon një magnet të mahnitshëm: 100 herë më i vogël, ama në barazi fuqie me ata tradicionalë. Është falë tij që motorët e makinave elektrike sot janë më kompetitivë, por i gjen në turbinat eolike, në smartphone, në instrumenta të shumtl të tipit mjekësor (bile edhe në zbatuesit elektrikë e raketave të caktuara). Pa europiumin, tjetër mineral i rrallë, nuk do të kishte llamba dhe abazhurë led me konsum të ulët. Edhe herbiumi e zgjeron dritën dhe shërben në aplikimet lazer, fibrat optike dhe, për pasojë, është themelor në botën e sotme, ku informacione dhe të dhëna duhet të qarkullojnë shumë shpejt.

Domethënë, është kuptuar se këto elemente janë karburanti i progresit në teknologjitë dixhitale dhe të gjelbëra. Qymyri ka bërë revolucionin industrial, nafta ka sanksionuar hegjemoninë amerikane në Nëntëqindën, bota e re e të rinovueshme do të ketë nevojë për karburantin e saj. Është e qartë edhe se kush kontrollon metalet e rralla është në pozicion avantazhi. Sepse do të nevojitet të nxirren sasi gjiganteske, në se planeti vërtet dëshiron të çlirohen nga karburantet me bazë fosile (dhe të kufizojë rritjen e temperaturës globale me 2°C). Eolike, dielloire, gjeotermike, por të mos folur për instrumentat e magazinimit të energjisë – bateritë, të kuptohemi. Brenda vitit 2050, Banka Botërore thotë se prodhimi i metaleve dhe i mineraleve do të duhet të rritet me 500%. 3 miliard ton gjithësej, prej të cilave të paktën 600 milion do të duhet të jenë metale të rralla (ipas një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara). Kjo do të ketë një impakt të madh gjeopolitik, me të panjohua të konsiderueshme për tregjet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Të kuptosh skenarin e ri parasëgjithash do të thotë të thellosh dy çështje: Metalet e rralla janë vërtet të rralla? Dhe nëqoftëse dikush i krahason me stereoidet, cili është efekti kolateral i tyre?

Le të fillojmë me shkoqitjen e ekuivokut të parë: metalet e rralla nuk janë pastaj edhe kaq të rrallë. Me sa duket, bëhet fjalë për një mënyrë të thëni që i përket mineralogjisë së shekujve të kaluar. Sot dijmë se në disa raste këta elementë janë të përhapur në Tokë po aq sa bakri dhe plumbi. Por ai emër i lashtë u ka mbetur, ndoshta pse përqëndrimi tyre është ulët dhe është shumë e vështirë t’i ndash kimikisht. Mineralet e rralla fillimisht nxirren nga një amalgamë shkëmbinjsh dhe mineralesh; më pas formohen metalet, që nga ana e tyre kombinohen në lidhje dhe magnetë. Është një procedurë që kërkon shumë nxehtësi, shumë acid, qindra apo mijëra cikle dhe nuk është shumë efikase. Duhen pastruar 8 ton e gjysmë shkëmb për të prodhuar 1 kilogram vanadium, 50 ton për 1 kilogram galium, 200 ton për 1 kilogram lutecium. Ja këtu efektet kolaterale: Ujë radioaktiv, gazra shkarkimi toksikë (midis të cilëve fluoriumi vdekjeprurës) dhe mbeturina të tjera vërtet të rrezikshme. Ja edhe paradoksi i dytë: të rinovueshëm dhe, për pasojë, shpëtimi i planetit varen nga një industri që nuk është e keqe, por e shëmtuar dhe e pistë sigurisht që po. Edhe për këtë Perëndimi ja ka tenderuar Kinës (që nga ana e saj ja ka nëntenderuar Afrikës dhe Birmanisë). Nga ana tjetër, globalizimi funksionon kështu: Kina siguronte metale të rralla me kosto të ulët, me pak vëmendje për mjedisin dhe akoma më pak për punëtorët, dhe pjesa tjetër e vendeve vihej në radhë për të blerë. Midis viteve 1978 e 1995 prodhimi i mineraleve të rralla kineze është rritur mesatarisht me 40% në vit. Për pasojë, eksportet janë rritur, duke bërë që të bien çmimet në të gjithë botën.

Ndërkohë Amerika shtynte akoma më shumë mbi traktatet e shkëmbimit të lirë dhe kompanitë e saj përfitonin duke spostuar pjesë të fabrikave jashtë vendit, shpesh në Kinë. Një refren i rëndomtë u bë: “Projektuar në California. Asembluar në Kinë”. Nga ana e tjetër, tek iPhone ka një magji të tërë mineralesh të rralla. Me itiriumin dhe europiumin ngjyrat e ekranit shkëlqejnë pa e konsumuar baterinë dhe telefoni, kaq i brishtë, tingëllon i fuqishëm dhe vibron falë meodimiumit dhe disproziumit. Apple i asemblonte kompjuterët e parë të tij në Fremont të California, por e mbylli stabilimentin në vitin 1992. 10 vite më pas, një tjetër fakt jashtëzakonisht elokuent: është ndaluar miniera e Mountain Pass, nga viti 1960 prodhuesi më i madh në botë i mineraleve të rralla. E pamundur të konkurrohet me çmimet kineze dhe njëherazi të respektohen kufizimet mjedisore të California. Ka ecur kështu deri më 2010, kur profecia e Ten Hsiao Pinit është realizuar krejtësisht. Atë vit nga Kina ka dalë 98% e ofertës globale e mineraleve të rralla. Metale të inkorporuara në elektronikën e konsumit të përgjithshëm, në armët më të sofistikuara, në sistemet e komunikimit dhe në teknologjitë energjitike të gjelbëra. Për furnizimin me to, Europa dhe Shtetet e Bashkuara varen sot nga Kina në mënyrë mbresëlënëse: 80% Shtetet e Bashkuara, 98% Europa.

E megjithatë Kina sigurisht nuk mund të flejë mbi dafina. E di mirë se pozicioni i forcës i arritur nuk është edhe aq granitike. Parasëgjithash ekziston risia e të qënit tashmë një importuese neto e disa mineraleve të rralla dhe rreziku konkret, sipas disa vlerësimeve, që t’i duhet t’i importojë krejt brenda 2030. Kështu, kërkesa e brendshme vazhdon të rritet dhe është e nevojshme t’i garantohet prodhimit teknologjik një furnizim i besueshëm. Pekini nxiton të marrë masa, nxit anën minerare të prodhojë më shumë. Objektivi tani është 84000 ton minerale të rralla në 6 muajt e parë të vitit (30% më shumë se në 2020). Pastaj në sfond ka edhe manovra të tjera, që sigurisht preokupojnë: një ligj në fuqi nga dhjetori i kaluar, me të cilin Kina mund të bllokojë eksportin e materialit strategjik, përfshi metale dhe minerale të rralla. Kjo është një industria që në realitet qeveria ka vështirësi ta menaxhojë. Kërkon një rritje të prodhimit, më pas ankohet për çmimet shumë ulëta nëpër botë. Nga sa lexohet në projektin e një dekreti, do të donte të kishte një “kontroll më të madh mbi zinxhirin e furnizimit global” e këtyre metaleve.

Ajo që i intereson me të vërtetë, thonë analistët, është pjesa e fundit e zinxhirit, ajo e produkteve finale. Meraku kinez është se janë ende shumë të dobët në krijimin e objekteve high-tech dhe se, për pasojë, e gjithë kjo punë me mineralet e rralla të përfundojë pak e shkuar kot. Është ky motivi i vërtetë – jo raprezaljet tregëtare e shkaktuara nga luftërat e tarifave – që mund ta shtyjë Pekinin t’i mbyllë rubinetat e eksportit. Gjë që për tani, duhet pranuar, nuk duket se synon që ta bëjë vërtet. Por Shtetet e Bashkuara gjithësesi po përgatiten. Dhe e bëjnë mirë. Pastaj, supremacia kineze është tek rafinimi; këtu Pekini kontrollon 4/5 e kapacitetit global (kurse në prodhim kuota e tij ka zbritur nga 98% në 60%). Do të thotë se shumë minerale të nxjerrë në Shtetet e Bashkuara duhet të dërgohen në Kinë, pasi Amerika nuk ka struktura për t’i përpunuar. Pentagoni është nervoz dhe kush nuk do të ishte po t’i duhej të varej nga një kundërshtar i qartë prej inputeve esenciale që përfundojnë kudo, nga raketat me drejtim të saktë tek dronët. Por forca kineze tek rafinimi nuk buron nga dinakëri të veçanta teknologjike, por sidomos nga një tolerancë e gjatë e pashqetësuar ndaj ndotjes.

Në Amerikë të prodhosh është më e komplikuar, me të drejtë duhet të respektohen kufizimet mjedisore dhe të drejtat e punës. Saga e Mountain Pass, minierës së vjetër kaliforniane, i është demonstrimi. Është rihapur më 2012, është mbyllur sërish më 2015 prej falimentimit, më pas është rivënë në funksionim më 2018. Nga aty ka dalë më 2020 rreth 16% e ofertës botërore të metaleve të rralla. Nënkupton se në Amerikë këto metale ekzistojnë, duhet vetëm vendosmëri politike (dhe ekonomike) për t’i nxjerrë e për t’i përpunuar. Joe Biden po tregon se po e ka dhe një kontribut i caktuar, për hir të së vërtetës, e ka dhënë edhe administrata e kaluar e Donald Trump. Qeveria amerikane vlerëson sot se mund të shfrytëzojë vendburime në Alaska, Nebraska, Texas dhe Wyoming. Ka lidhur marrëveshje me një minierë australiane, prodhuesja më e madhe e metaleve të rralla jashtë Kinës. Është një dinamizëm i nevojshëm. Duhet ushqyer një plan faraonik me investime publike dhe politikë industriale. Dhe midis prioriteteve maksimale është tranzicioni drejt ekonomisë së pastër dhe forcimi i infrastrukturave e teknologjive dixhitale, duke kundërshtuar kështu kinezët në 5G, në gjysmëpërçues, në robotikë dhe në inteligjencën artificiale. Nuk është e nevojshme as edhe ta thuash: metalet dhe mineralet e rralla janë karburanti i pazëvendësueshëm i të gjithë këtyre sfidave. Po pjesa tjetër e Perëndimit? Në Europë kemi pakashumë të njëjtat objektiva.

Dixhitalizim dhe green new deal janë dy kryefjala edhe tek ne; Brukseli ka thënë formalisht se synon në neutralitetin klimaterik brenda 2050. Por çfarë bën për të garantuar furnizimet e duhura e materialit kritik për këtë ndryshim? Për momentin i beshohet shumë vendeve të huaja gjatë zinxhirit të vlerës së metaleve kritike, nga lëdndët e para tek produktet e përfunduara. “Në rafinim varemi për 2/3 nga Kina”, shpjegon Luca Franza, kreu i Programit për Klimën dhe Energjinë i IAI (Istituto affari internazionali), një prej think-tank kryesorë italianë të politikës ndërkombëtare. Prodhimi europian i metaleve strategjike ndodh për më tepër në Francë (hafnium dhe indium), Gjermani (galium), Norvegji (silic metalik), Finlandë (germanium) dhe Spanjë (stroncium). Më pas flitet për rezerva litiumi (metal jo i rrallë, megjithatë shumë strategjik) në Serbi, që duhet të shfrytëzohen. Por litium ka edhe në Austri, Republikën Çeke dhe ndërkohë Rumania po hap disa prej minierave të saj të metaleve të rralla. Por bëhet fjalë për pakogjë, sidomos për metalet e rralla, të cilave Europa i prodhon vetëm 3% të totalit botëror. Mjafton kjo e dhënë për të kuptuar sesa jemi të prekshëm. Brenda vitit 2030, shpjegon Komisioni Europian, do të kemi nevojë (për bateri automjetesh elektrike dhe magazinim energjie) për ta rritur disponueshmërinë e litiumit me 18 herë dhe atë të kobaltit me 5 herë; në vitin 2050, sasia do të duhet të jetë më e lartë se 60 herë për litiumin dhe 15 herë për kobaltin.

Rritja e kërkesës, paralajmëron raporti, duket përballuar, në rast të kundërt “mund të ketë vështirësi furnizimi”; toni është paksa evaziv i diplomacisë, por kuptohet se problemi është real. Megjithatë duhet thënë se diçka duket se po lëviz, edhe në pritje të fondeve të vëna në dispozicion të programit Next Generation EU. Shtatorin e kaluar ka lindur European Raw Materials Alliance, me në krye një grup industrial të qëndrueshëm dhe aderimin e shumë biznesmenëve, qendrave kërkimore, enteve qeveritare, për t’u përqëndruar mbi dy gjëra strategjike: magnete me metale të rralla dhe motorë elektrikë. Objektivi është të veprohet në mënyrë të tillë që industria europiane të ruajë hapin në revolucionin e makinës elektrike. Në bateritë e gjeneratës së re, përveç litiumit, ka nevojë për doza masive metalesh të rralla dhe mungesat në furnizime mund të godasin prodhuesit gjermanë, francezë dhe italianë.

Një tjetër përpjekje premtuese është European Battery Alliance, me fonde prej rreth 3 miliard eurosh dhe pjesëmarrje të fortë italiane. Këtu ideja është të krijohet një zinxhir europian për bateritë elektrikt. Midis të cilave ato me jone litiumi. “Duhen mbështetur industri të konsoliduara dhe më pas të zgjerohen mbi bateritë me iniciativa si kjo”, shpjegon akoma Franza. Ama një gjë është mjaft e qartë: nëse vërtet duhet të çlirohemi nga Kina në furnizimin e lndëve të para kritike, atëhere dë të rritet edhe çmimi i tranzicionit tonë energjitik. “Sigurisht që kostot rriten nëqoftëse i prodhojmë në shtëpi. Është një çështje që duhet mbajtur parasysh”. Nga ana tjetër, vakte falas ende nuk i ka shpikur askush.

(nga Forbes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakBiznesmeni italian që u raportua i zhdukur në Shqipëri prej 8 muajsh gjendet në Itali
Artikulli tjetërQeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, bashkëqeveris me PPP-në Rama-Doshi-Rakipi