“Luftë” në burgun e Rrogozhinës, 6 të plagosur, një niset me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës, ku të burgosurit janë përleshur me njeri-tjetrin. Sipas burimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në palestrën e burgut, ndërsa të përfshirë ka qenë 6 të burgosur.

Si pasojë, 6 të dënuarit janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Personi i mbetur i plagosur rëndë në këtë ngjarje, është Barjam Myftaraj, 26 vjeç. Myftaraj mbeti i plagosur gjatë përleshjes me të burgosurin tjetër, Endrit Goga, 23 vjeç. Goga mësohet se e ka rrahur Myftaraj bashkë me 5 të burgosur të tjerë.

Aktualisht Myftaraj ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranës, ku po i nënshtrohet ndihmës së parë mjekësore, ndërsa thuhet se gjendja e tij është e rëndë.

Shkaqet e përplasjes mes të burgosurve janë ende të panjohura, ndërsa dyshimet e para flasin për një zënkë të çastit mes të burgosurve.

Exit mobile version