Ngjarje e rëndë në Vlorë, dyshohet për dy viktima!

Një ngjarje e rëndë njoftohet se ka ndodhur pak çaste me parë në Vlorë.
Pas mbërritjes së policisë në vendgjarje është zbuluar se ka një viktimë dhe një të plagosur rëndë pas godtjeve me thikë.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një familje si pasojë e një sherri.
Burri mendohet se ka qëlluar gruan e cila ka humbur jetën menjëherë.
Dhe me pas burri ka tentuar të vrasë vehten duke prerë damarët e duarve dhe është në gjendje të rëndë në sipiatl.
Mësohet se viktima është Eva Lera 43 vjeç, ndërsa autori Teodor Lera 53 vjeç.
Çifti i bashkëshortëve ka pasur dhe më herët probleme me njëri-tjetrin, ndërsa gruaja ka pasur dhe urdhër mbrojtje.
Burri ka qenë në burg 4 muaj për dhune në familje, ndërsa së bashku kishin tre fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë, të cilët nuk jetonin më me ta.
Komshinjtë thoshin se ai e dhunonte vazhdimisht gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen pranë komisariatit të Policisë, ku ishte dhe banesa e tyre.

Artikulli paraprakVendim i prerë i pedagogëve: Protestë në fakultete derisa të jepet zgjidhje nga qeveria!
Artikulli tjetërBerisha publikon Videon/ Studentët e përcjellin si nuse Dekanin e Shkencave të Natyrës!