Të shtëna me armë në Lungomare të Vlorës. Të shtënat janë dëgjuar në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe policia ka nisur verifikimet e ngjarjes.
Dyshohet për një të plagosur. I cili ka marrë nje plumb në këmbë shpjegojnë burimet policore.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka patur një konflikt mes disa personave në një lokal të zonës.
Ndërsa dyshohet se është qëlluar nga një makinë.
E gjithë zona është rrethuar ndërkohë që policia informoi dhe për një makinë të djegur në zonën e Babicës në Vlorë. Nuk mund të themi ende nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën” raportohet nga Vlora
Polcia viojn të jetë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.