Ervis Martini, një emër i njohur në botën e krimit ka mbetur i plagosur në një atentat në zemër të Tiranës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në një local në ish-Bllok, ku nga breshëritë e plumbave ka mbetur i vrarë një person dhe një i trëtë është plagosur. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia tha për mediat, një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur me armë në lokal.
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja në qendër të bllokut në një nga lokalet e kësaj zonë ku në një përplasje me armë një person u vra dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.
Lapsi.al mëson se të plagosurit janë Ervis Martinaj dhe Redi Popesku ndërsa emri i viktimës nuk dihet ende për shkak se ai nuk kishte dokument identifikimi me vete. Të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se vrasja ndodhi rreth orës 21.50 kur këta persona po hanin darkë. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes pasi nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur një sherr mes tyre.
Ervis Martinaj është një emër i përmendur edhe më herët për problemet me drejtësinë. Ai është akuzuar si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në Linzë, por edhe në disa raste të tjera emri i tij është përmendur për lidhje me grupet krimianle. Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua pas operacionit të policisë kundër lojërave të fatit për dekonspirim. Ai tashmë ka një prej kompanive të lojërave të fatit në pronësi.
Riges Gaxha është personi që humbi jetën në atentatin e sotëm në bllok.
Ngjarja ndodhi në lokalin “Solomon” dhe të plagosur kanë mbetur Ervis Martinaj dhe Redi Popesku.