Shqipëria përfundoi rrugëtimin e saj në Euro 2024, por trajneri Sylvinho shprehet krenar për atë që siç thotë ai i “treguam vetes dhe tifozëve”.
Me anë të një postimi në Instagram, tekniku brazilian shkruan se skuadra dha gjithça dhe luftoi deri në fund.
Një falenderim kishte edhe per tifozat, për të cilët thotë se shkëlqyen në tribunat e stadiumeve gjermane
“U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuan në performancën tonë”, shkruan trajneri i Kombëtares.
Postimi i plotë:
Dje mbyllëm pjesëmarrjen tonë në Euro 2024.
Jam shumë krenar për atë që i treguam vetes dhe tifozëve të futbollit.
Ne ishim një ekip që dhamë gjithçka deri në fund, që luftuam për çdo top, për çdo pikë. Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar.
U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuan në performancën tonë.
Faleminderit edhe tifozëve, të cilët shkëlqyen në tribunat e stadiumeve dhe na ndihmuan në këtë rrugëtim. Shqipëria largohet më e fortë nga sa mbërriti.