Luis Suarez, ndeshja e 100-të me Barçën

Shifrat e frikshme të Luis Suarez. Në prag të takimit kundër Alaves, sulmuesi i Barcelonës do të luajë ndeshjen e tij të 100 me fanellën blaugrana. Uruguaini në 99 takime me Barcelonën ka arritur të fitojë 80 prej tyre, të shënojë 88 gola dhe realizoi 43 asiste. Shifra të jashtëzakonshme këto për një sulmues, i cili po tregon se shuma prej 85 milionë Eurosh e pagur për të nga ana e drejtuesve të klubit katalanas ia ka vlejtur.
29-vjeçari së bashku me Lionel Mesin dhe brazilianin Neymar kanë formuar një treshe fantastike në repartin e avancuar. Golat e realizuar e vërtetojnë këtë fakt. Sezonin e kaluar ata arritën të realizonin 131 rrjeta. Numri nëntë është shumë i rëndësishëm për kampionët e Spanjës. Barcelona pa të në fushën e blertë numëron 11 humbje. Gjatë kohës kur Suarez u transferua nga Liverpooli në drejtim të blaugranave, nuk ishin të paktë ata specialistë futbolli që mendonin se sulmuesi nuk do të ketë të njëjtën performacë si tek “The Reds”, por shifrat flasin të kundërtën. Ndërkohë që ylli uruguajan përgatitet për ndeshjen e tij të 100-të, numrat tregojnë se ai është në rrugën e duhur për t’u kthyer në një legjendë të futbollit europian.

Ronaldinho: Luaj edhe një vit dhe i dedikohem muzikës

Pasi i mrekulloi për më shumë 15 vjet tifozët e futbollit me klasin e tij, Ronaldinho ka vendosur të thotë mjaft, por jo menjëherë. Braziliani ka deklaruar se do të luajë edhe një vit për ta mbyllur karrierën si futbollist, pasi do t’i dedikohet pasionit tjetër, muzikës. “Tani jam i vjetër, me 36 vite mbi supe, dhe por kërkoj të kuptoj se si duhet ta mbyll karrierën time. Kam shumë projekte që lidhen me futbollin dhe me muzikën”, u shpreh Ronaldinjo.
Për 12 muajt e ardhshëm, Ronaldinho duhet të gjejë skuadrën e përshtatshme për ta mbyllur në mënyrën e duhur karrierën si futbollist. Pasi u largua nga Fluminense, ish-futbollisti i PSG, Milanit, Flamengos, Gremios, Atletico Mineiros dhe Qeretaros, prej muajsh është pa një klub.
Për momentin ende nuk e ka të qartë se cili do të jetë stacioni i fundit i karrierës së tij, por sigurisht para se të varë këpucët në gozhdë nuk do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur një skuadër të përshtatshme që do t’i japë mundësi të sfilojë për herë të fundit si një “superstar”. Më pas e presin projektet ambicioze në muzikë. Yll në futboll, por edhe në skenë, Ronaldonho mbetet unik në llojin e tij.

Exit mobile version