E ardhmja e Romelo Lukaku do të vazhdojë të jetë te Everton. Eshtë agjenti i lojtarit, Mino Raiola ai që u mbyll dyert skuadrave të interesuara për shërbimet e 23-vjeçarit. Juventusi është klubi që ka shfaqur më së shumti interes për sulmuesin, por pas fjalëve të Raioles duket se belgu do të mbetet thjesht një dëshirë për bardhezinjtë. Agjenti deklaroi se Lukaku do të rinovojë kontratën me klubin anglez dhe se Everton është ekipi i duhur për klientin e tij.