Lukaku i bashkohet Salah, janë të vetmit lojtarë në 5 kampionatet kryesore me statistikën e veçantë

Romelu Lukaku është kthyer në një lojtar thelbësor për Napolin dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Empolit.

 

Sulmuesi belg shënoi një gol, por edhe dha dy asiste. Kështu, ai arriti shifrën e 12 golave dhe 10 asisteve në këtë edicion në Serinë A, duke regjistruar dyshifrorë në të dy statistikat.

Sipas “Opta”, Lukaku bëhet futbollisti i dytë me dyshifrorë në të dy këto statistika në 5 kampionatet kryesore në Europë, pas Mohamed Salah. Ky i fundit ka regjistruar deri tani 27 gola e 18 asiste në këtë sezon në Premier Ligë.

Artikulli paraprakApeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros së celularit
Artikulli tjetërI akuzuar për kultivim të bimëve narkotike! SPAK dërgon për gjykim kreun e grupit të strukturuar kriminal (EMRI)