Lukashenko fiton mandatin e shtatë si president i Bjellorusisë me 86.8% të votave! Perëndimi e cilëson procesin si farsë

Alexander Lukashenko ka siguruar mandatin e shtatë 5-vjeçar si president i Bjellorusisë.

 

Lukashenko fitoi 86.8% të votave në zgjedhjet e së dielës, sipas rezultateve të publikuara nga komisioni zgjedhor i vendit.

SHBA dhe BE deklaruan se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme, pasi mediat e pavarura në vend janë të ndaluara, ndërsa të gjitha figurat kryesore opozitare janë burgosur ose janë të detyruar të ikin jashtë vendit.

Komisioni Zgjedhor në Bjellorusi deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 85.7%, ku 6.9 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin.

Një sondazh para zgjedhjeve, i transmetuar në televizionin shtetëror, parashikote se Lukashenko do të merrte 87.6% të votave.

Në një deklartë të shtunën, Kaja Kallas, kryediplomatja e BE-së, i konsideroi zgjedhjet një “farsë”, duke shtuar se “Lukashenko nuk ka asnjë legjitimitet”.

Ndërsa, Annalena Baerbock, Ministrja e Jashtme gjermane, tha se: “Populli i Bjellorusisë nuk kishte zgjidhje tjetër. Është një ditë e hidhur për të gjithë ata që dëshirojnë lirinë dhe demokracinë.”

Lukashenko, 70-vjeç, shtypi protestat masive kundër sundimit të tij në vitin 2020 dhe lejoi Moskën të përdorte territorin bjellorus për të pushtuar Ukrainën në vitin 2022.

Opozita dhe perëndimi kanë akuzuar se Lukashenko manipuloi zgjedhjet e presidenciale.

Të gjithë kundërshtarët politikë të Lukashenkos janë ose në burg, se në mërgim së bashku me dhjetëra mijëra bjellorusë që janë larguar që nga viti 2020.

Lukashenko deklaroi të dielën se kundërshtarët e tij ishin pas hekurave ose jashtë vendit.

“Disa zgjodhën burgun, disa internimin”, tha ai. “Nëse janë burg, do të thotë se ata e kanë hapur gojën shumë”.

Exit mobile version