Një miqësore për të kolauduar forcat para Izraelit. Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë një test me Luksemburgun në transfertë në 4 qershor, një javë para takimit zyrtar me rivalët kryesorë për vendin e 3 në grupin G të eliminatoreve të Botërorit, që është dhe objektivi i mbetur për këtë fushatë për ekipin kuqezi. Padyshim që miqësorja me Luksemburgun do t’i shërbejë shumë De Biasit për të testuar individët në dispozicion për sa i përket formës, por edhe për të provuar skema e bashkërendim të lojës para përballjes me Izraelin që do të zhvillohet në Haifa. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e 4-ët në grup me 6 pikë, 3 më pak se Izraeli. Ajo e 4 qershorit do të jetë përballja e tretë miqësore në histori mes Shqipërisë e Luksemburgut që në total janë ndeshur 7 herë, takime gjatë të cilave janë regjistruar 4 fitore të Kombëtares kuqezi, një barazim dhe një sukses i Luksemburgut.
Ekzaktësisht më datë 4 qershor në orën 18:00 kuqezijntë e De Biazit do të luajnë përballë Luksemburgut në transfertë. Kjo miqësore do t’i shërbejë trajnerit italian për të pasur ide më të qarta para takimit kyç ndaj Izraelit që do të luhet në transfertë më datë 11 qershor dhe që do të jetë vendimtar në synimin e Shqipërisë për të mbyllur kualifikueset në vendin e tretë në grup. Aktualisht, Shqipëria renditet e katërta në grupin G të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018” me 6 pikë, ndërsa Izraeli mban vendin e tretë me 9 pikë.