Luksi i shfrenuar i Ramës, 300 mijë dollarë për kondicionerë anti-Covid në zyrën e tij (Dokumenti)

Agjencitë janë vënë në shërbim të luksit të Edi Ramës! E tillë është Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e cila ka urdhëruar me shpejtësi që të bëjë një tendër për të rregulluar kondicionerët e zyrave së kryeministrisë. Në fakt, çdo vit shpenzohen qindra mijëra euro për të ftohur dhe ngrohur ambientet e kryeministrisë. Por, këtë vit, kryeministri ka kërkuar që kondicionerët të jenë anti Covid. Megjithëse nuk ka asnjë studim shkencor për të vërtetuar se ajri i komdicionerit përhap Covidin, sërish Edi Rama kërkon që të mbrohet nga ky ajër. Dhe, të gjitha me lekët e popullit të varfër.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka hapur një tender me procedurë të hapur për 24 muaj. Kërkohet një firmë e cila duhet të riparojë dhe të mirëmbajë sistemin e ngrohje-ftohje për kryeministrinë. Fondi është 27,343,934 lekë, ndërsa me TVSH rreth 300 mijë USD. Në dokumente specifikohet se firma duhet të jetë e gatshme që nga data e lidhjes aë kontratës deri në plotësimin e nevojave të kryeministrisë.

Megjithatë, nga hulumtimi i dokumenteve rezulton se Edi Rama kërkon rregullimin e sistemit të plotë të kondicionimit në mjediset e kryeministrisë. “Domosdoshmëria për mirëmbajtjen e sistemit të kondicionimit tip VRV në ndërtesën e KM katet 0, +1, +2 dhe zyrat qëndrore të kryeministrit. Kërkohet mirëmbajtja dhe sjellja termike e ndërtesës. Domosdoshmëria e mirëmbajtjes. Parimet e sigurisë të shëndetit. Kërkohet cilësi në ndikimin e zhvillimit të teknologjisë. Dhe, mirëmbajtja e sistëmeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit të ndërtesës së Kryeministrisë në kontekstin e COVID-19” thuhet në këto dokumente. Pra, kryeministri kërkon që këto sisteme të parandalojnë edhe Covidi-n!

Duke shfletuar dokumentet e tenderit, ajo që bie në sy është se karkohet me ngulm që të mirëmbahet sistemi i kondicioninit në zyrat e kryeministrit. Rama ka kërkuar që t’i rregullohet sistemi i ngrohje ftohjes. Ja se çfarë shkruhet në dokumente; …domosdoshmëria për mirëmbajtjen e sistemit të kondicionimit tip VRV në ndërtesën e KM katet 0, +1, +2 dhe zyrat qëndrore të Kryeministrit. Ndërkohë, vijojnë se vitin e kaluar (2018-2019) është përfunduar dhe kolauduar sistemi i kondicionimit tip VRV në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, katet 0, +1, +2 dhe zyrat qëndrore të Kryeministrit. Sipas dokumenteve, ndërtesa e trajtuar me ajër të kondicionuar përfshin tre kate të pjesës kryesore të ndërtesës të Kryeministrisë dhe zyrat qëndrore të Kryeministrit sipas projektit të realizuar “as build”. Projekti është realizuar në të gjithë kufijtë e ndërtesës të cilat janë: Kati “+2”, duke përfshirë “Sallën e Kuqe” dhe mjediset ndihmëse që lidhen me një kat më poshtë në pjesën ballore, që është nga ana e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”; Kati “+1”, duke përfshirë zyrat e pjesës ballore, që janë nga ana e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”; Kati “0”, është i plotësuar me sistemin e kondicionimit.

“Sipërfaqet që janë trajtuar me kondicionim janë sa më poshtë të plota duke përfshirë edhe pjesën e pangjyrosur e cila lidhet me përcaktimin ‘zyrat Qëndrore të Kryeministrit’” thuhet në dokumentet e këtij tenderi. Të cilat vijojnë me disa specifikime anti Covid. Sipas tyre, firma duhet të mirëmbajë sistemin teknik të kondicionimit, që përfshin, përveçse përmirësimin e performancës energjitike të projektuar dhe të zbatuar, por edhe vendosjen e kritereve dhe protokolleve teknike të cilat sigurojnë eficiencë të lartë, siguri shëndetësore (COVID 19), e cila klasifikohet si element thelbësor e lidhur ngushtë me mirëmbajtjen e ndërtesës historike./Boldnews/

1 23

2 23

3 15

Artikulli paraprakFlamur Hoxha: Në 25 Prill mos harroni mashtrimet 8 vjeçare të Edi Ramës. Të votojmë për qeverinë e Lulzim Bashës
Artikulli tjetërRama braktiset nga biznesmenët e Firiet! Në vend të tyre merr në takim disa të rinj të FRESSH