Lulzim Basha: Alternativa jonë është e qartë

Në Kuvendin Zgjedhor të Njësisë 12 në Tiranë, veç të tjerash, kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha:

Alternativa jonë është e qartë dhe s’është dhe vetëm vokacion i demokratëve, është thirrja e kohës për një sistem zgjedhor me lista të hapura për t’i dhënë mundësinë çdokujt që të votojë deputetin apo deputeten që e përfaqëson. Pra, të mos hedh një votë të verbër.

Së dyti, barazia e votës. Si mundet që vota në Tiranë të peshojë më shumë se vota e Vlorës? Ky është shtrembërim i votës i bërë me prapavij politike.

Votimi elektronik. Është i shtrenjtë thonë. Sigurisht që është i shtrenjtë kur i çon lekët tek inceneratorët, kur e ke çuar trefish apo katërfish çmimin e kilometrit të rrugës. Por në fakt nuk është asgjë me dëmin që i sjell ekonomisë dhe xhepave të shqiptarëve një demokraci e shtrembëruar që në gen, pra që në zgjedhje. Është një faturë që lahet shumëfish nga përfitimi që i vjen publikut. Pra, zgjedhje të pakonstetuara dhe dhënien fund e javëve të tëra paralizimit të shoqërisë dhe të ekonomisë siç ndodh gjithmonë për procesin e numërimit.

Dhe së fundmi, gjysma e shqiptarëve jashtë kufijve janë të përjashtuar nga e drejta për të zgjedhur.

Këto janë prioritetet tona, këtu do insistojmë.

Por shikojeni ka dy javë që ky debat vlon në Partinë Demokratike, por heshtin të tjerët. Hesht qeveria, heshtin dhe këta që debatin për Reformën Zgjedhore e kanë kthyer në debat për karrige.

IMG 20240205 WA0025 1

IMG 20240205 WA0026 1

Artikulli paraprak“Detyra jonë të qëndrojmë në krah të drejtësisë dhe SPAK-ut”/ Basha: Njerëzit kanë shkuar në burg për lidhje telash, politikanët kanë vjedhur miliona nga asetet publike
Artikulli tjetërFjalimi i sotëm i Lulzim Bashës, shpagimi i shumë demokratëve që prisnin prej dy vitesh!