Lulzim Basha dënon vendimin për moslejimin e Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, që refuzoi kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Basha e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe çnjerëzor, duke e konsideruar një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut. Sipas tij, ky vendim vë në pikëpyetje standardet e drejtësisë që kjo gjykatë pretendon të përfaqësojë.

“Jam i revoltuar nga lajmi se gjykata ka refuzuar t’i lejojë presidentit Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ky është një vendim i padrejtë dhe çnjerëzor, që përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe vë në pikëpyetje standardet e drejtësisë që kjo gjykatë pretendon të përfaqësojë,” – u shpreh Basha.

Ai shpreh solidaritet me Hashim Thaçin në këto momente të vështira, duke nënvizuar se dhimbja e tij është edhe dhimbja e çdo shqiptari.

“Në këto momente jam me zemër dhe mendje pranë Hashim Thaçit. Dhimbja e tij është dhimbja ime dhe e çdo bir shqiptari, e tashmë rëndohet edhe më shumë nga pamundësia për ta përcjellë babain e tij në banesën e fundit. Ngushëllimet më të ndjera për Hashim Thaçin dhe familjen e tij. Pusho në paqen e Zotit, Baci Haxhi!” – përfundoi Basha.

Reagimi i plotë i Bashës:

I revoltuar nga lajmi se gjykata ka refuzuar t’i lejojë presidentit Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ky është një vendim i padrejtë dhe çnjerëzor, që përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe vë në pikëpyetje standardet e drejtësisë që kjo gjykatë pretendon të përfaqësojë.

Në këto momente jam me zemër dhe mendje pranë Hashim Thaçit dhimbja e të cilit është dhimbja ime dhe e çdo bir shqiptari, e tashmë rëndohet edhe më shumë nga pamundësia për ta përcjellë babain e tij në banesën e fundit.
Ngushëllimet më të ndjera për Hashim Thaçin dhe familjen e tij.
Pusho në paqen e Zotit, Baci Haxhi!

Artikulli paraprak“Meraku i shokëve tek 313-ta”, Basha i përgjigjet Ramës: S’po flas për vizat në tavolinë! Siç i hoqëm ato me BE, do heqim ato SHBA