Lulzim Basha është shumicë apo pakicë

Nga Alban Daci

Unë, mendoj se ka dy masa që duhet të matet një lider! Me idetë dhe propozimet apo në identitetit politik që ai përfaqëson! Basha është pakicë apo shumicë në ide, propozime apo identitet politik?

A është pakicë me propozimin lista të hapura! Ky është një ndër propozimet e Bashës për reformën zgjedhore! Nuk mendoj se është pakicë! Përkundrazi është shumicë!

A është pakicë për votën e emigrantëve? Nuk mendoj se është pakicë, sepse shqiptarët që jetojnë jashtë me të drejtë votë janë shumicë!

Basha është për votimin elektronik! Edhe për këtë ai është shumicë, sepse shumica e shqiptarëve e duan atë!

A është shumicë me propozimin se shqiptarët duhet të zgjedhin me votë Presidentin e tyre? Besoj se të gjithë shqiptarët duan t’a zgjedhun me votën e tyre Presidentin dhe jo të jetë rezultat i patateve të partive politike!

Basha thotë se “trekëndëshi i Bermudës” është ajo që mban peng shqiptarët! Këtë e konfirmojnë të gjitha sondazhet dhe po ashtu edhe të gjitha faktet politike!

Basha kërkon që shqiptarët kanë marrëdhënie të ngushta e strategjike me Shba-të! Është për këtë Basha është shumicë në vend, sepse shumica e shqiptarëve janë më Shba-të!

Basha është në favor të Spak dhe të drejtësisë së re! Edhe për këtë ai është shumicë në vend, sepse shumica e shqiptarëve janë më Spak dhe me faktin që duhet të marr fund pandëshkueshmëria!

Lulzim Basha është për idenë se “Non Grata” nuk duhet të jenë opsion apo alternativë politike! Edhe për këtë është shumicë, sepse kështu mendojnë shumica e qytetarëve të lirë e të ndershëm!

Pra, Basha në ide, propozime apo identitet politik është shumicë në vend! A është shumicë edhe në numra! Pavarësisht krizës politike që ka pësuar PD dhe zgjedhjet që janë zhvilluar, Basha në cilësinë e liderit ka marrë pjesë në zgjedhje për herë të fundit në 2021 duke marrë rezultatin më të mirë në historinë e PD, pavarësisht që nuk mori pushtetin!

Pra, Bashën nuk mund t’a paragjykojmë, sepse s’ka marrë pjesë në zgjedhje! Një politikan që është shumicë në ide i ka të gjitha mundësitë të jetë shumicë edhe në numra! Prova e vërtetë e Bashës do të jetë ajo e zgjedhje të 2025!

Madje kjo do të jetë një provë decive për të e deri atëherë do të ketë shumë faktor në favor ose në disfavor të Bashës!

Sipas meje Basha do të jetë në një situatë shumë më komode politike në zgjedhjet e 2025 dhe ai po përkushtohet çdo ditë për t’a ringritur PD në alternativë fituese! Indiciet janë të mira, por shumë punë është për t’u bërë!

Exit mobile version